KIEV-  "Rusia na ka deklaruar luftë" deklaron kryeministri ukrainas Iatseniuk. Tashmë Ukraina ka urdhëruar një mobilizim të të gjitha trupave ushtarake në vend, duke thirrur dhe rezervistët ushtarake, pas vendimit të Rusisë për të lejuar zbarkimin e ushtarëve të tyre në gadishullin autonom të Krimesë.

"Jemi në prag të katastrofës” tha kryeministri ukrainas Arseni Iatseniuk para Parlamentit, duke i kërkuar presidentit rus Vladimir Putin të tërheqë ushtrinë dhe  t’i qëndrojë detyrimeve ndërkombëtare”
  
Në  qytetin Sebaltopoli, të gadishullit autonom ushtria e Moskës ka sulmuar një repart të Marinës ushtarake të Kievit. Ndërkohë që sekretari i USA Kerry kërcënon marrëdhëniet me Moskën. Franca që shpreson “pezullimin e përgatitjeve të G8 në Sochi”, ka vendosur të pezullojë përgatitjen e saj për pjesëmarrjen në takimet përpara samitit. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pas takimit të orës 12:00 të ditës së sotme, tha se ajo që Rusia po bën në Ukrainë, shkel principet e aktit themelues të OKB dhe përbën një kërcënim për paqen e sigurinë në Europë.  Sipas tij, Rusia duhet të tërheqë menjëherë trupat e saj nga Krimea.   

Sipas mediave të huaja rreth 28 mijë ushtarë rus ndodhen tashmë në Krimea, dhe janë vendosur në kufi me Ukrainën. Gjatë orëve të para të ditës së sotme janë parë dhe dy anije luftarake në brigjet e gadishullit, ku jetojnë shumë rusë. 

​ZvKryeministri i Krimesë, Temirgaliev deklaroi sot se forcat ukrainase kanë dezertuar. Ndërkohë Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka zhvilluar një telefonatë 90 minutëshe me presidentin rus Vladimir Putin. Obama i ka kërkuar homologut të tij të tërheqë trupat nga Krimea pasi ka shkelur ligjet ndërkombëtare si dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti amerikan bëri të qartë se shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës do të kishte një ndikim negativ për pozicionin e Rusisë në komunitetin ndërkombëtar. Por sipas Putin, Rusia ka të drejtë të mbrojë jetët e qytetarëve rus-folës dhe personelit të saj ushtarak në Krime. 

Situata në Krime ngjalli dhe reagimet e ndërkombëtarëve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të bisedimeve dhe vendosjen e qetësisë në vend. 

ORA 22.35:TË MARTËN KERRY NË KIEV PER TË "PESHUAR PERGJIGJEN NDAJ RUSISË"
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ditën e martë do të vizitojë Kievin për të biseduar me krerët e qeverisë së Ukrainës rreth situatës së tensionuar. Njoftimi është bërë nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, udhëtimi i Kerrit vjen pasi SHBA dhe vende të tjera perëndimore duhet të “peshojnë përgjigjen” ndaj Rusisë që sipas zyrtarëve të qeverisë ukrainës i ka "deklaruar luftë"
 
Gjithashtu, sekretari amerikan John Kerry ka hedhur mundësinë e vendosjes së senksioneve ekonomike ndaj Rusisë.  Zyrtari thotë se Shtetet e Bashkuara tani “beson se Rusia ka kontroll të plotë operacional mbi gadishullin e Krimesë, një zonë pro-ruse të Ukrainës.”
 
ORA 18:00 SHBA KERCENON RUSINE ME SANKSIONE 
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dënon  “aktet e pabesueshme të agresionit” rus dhe kërcënon Rusinë me sanksione ekonomike nga ana e SHBA-ve. Sekretari Kerry gjithashtu ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës.  Kështu shkruan agjensia Reuters, e cila jep detaje dhe deklarat e mbajtura nga Sekretari i Shtetit në programin e njohur të ABC-së, ”This Week”, ku Kerry shprehet se “çdo opsion ushtarak është i mundshëm” se Presidenti Barack Obama “I ka të gjitha opsionet në tavolinë”, duke nënkuptuar se një opsion lufte nuk përjashtohet. Ndërsa në programin e CBS-së, “Face the Nation” Sekretari i Shtetit u shpreh për rusinë se “nuk mundet që në shekullin e 21-të, të sillesh si një vend I shekullit të 19-të, duke pushtuar vende me pretekste të shpikura”.

ORA 15:00 KRIMEA: KIEV TE QENDROJE LARG 
Kryetari i Parlamentit të Krimesë i kërkon Kievit të qëndrojë larg.  "Ju në Kiev zgjidheni këtë gjë mes jush. Ne do të meremi me problemet e Republikës, tha Vladimir Konstantinov në një konferencë për shtyp."

ORA 14: 30 NATO: RUSIA PERBEN KERCENIM PER SIGURINE NE EUROPE 
NATO kërkon që Rusia të ndalojë kërcënimet dhe ushtrinë kundër Ukrainës “Rusia po dhunon principet e kartës së OKB-së dhe përbën një kërcënim paqen dhe sigurinë në Europë”- ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. 

ORA 14: 29 IATSEINUK: RUSIA NA KA DEKLARUAR LUFTE
"Rusia na ka deklaruar luftë. Jemi në prag të katastrofës” deklaron kryeministri ukrainas Arseni Iatseniuk, në Parlament ku po mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme.  

ORA 11: 31 UKRAINA MOBILIZON FORCAT E ARMATOSURA 
Qeveria ukrainase mobilizon Forcat e Armatosura, pritet mbledhja e jashtëzakonshme e Parlamentit. BBC shkruan se Ukraina ka 1 milion rezervistë, dhe 160 mijë ushtarakë janë aktivë. 
Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Ukrainës urdhëron mobilizimin e trupave ushtarake ukrainase në të gjithë territorin e vendit, një ditë pasi Rusia e Vladimir Putin deklaroi se ishte gati të pushtonte Ukrainën.

ORA 11:00 DEZERTOJNË FORCAT E ARMATOSURA TË UKRAINËS NË KRIME
ZvKryeministri i Krimesë, Temirgaliev deklaron se forcat ukrainase kanë dezertuar. "Ushtarët ukrainas kanë kaluar në krahun e forcave lokale pro ruse "- tha Termirgaliev. 

ORA 09:17 KANADAJA KËRCËNON SE DO TËRHIQET NGA SAMITI I G8 NË SOÇI
Kryeministri kanadez, Stephen Harper kërcënoi sot se do të bojkotonte samitin e G8-s në Soçi, pasi Moska kishte dhënë miratimin për operacione ushtarake në Krime. “Ne u bashkohemi aleatëve tanë në dënimin e veprimeve të presidentit Putin, që janë një shkelje e hapur e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, deklaroi Harper.

ORA 09:01 BAN KI MOON-PUTIN: KJO ÇËSHTJE TË ZGJIDHET ME GJAKFTOHTËSI
 
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë së cilës është shprehur shumë i shqetësuar në lidhje me gjendjen dhe zhvillimet në Ukrainë.

Veçanërisht Ki Moon është i shqetësuar për integritetin territorial të Ukrainës, për të cilën ka thënë se nuk duhet që të komprometohet.

“Integriteti territorial, uniteti dhe sovraniteti i Ukrainës”, nuk duhet që të preket ka thënë Ban Ki Moon. “Është thelbësore që të ruhet qetësia”, ka shtuar sekretari i OKB-së gjatë telefonatës së tij, duke nënvizuar se, duhet menduar me gjak të ftohtë dhe “dialogu duhet të jetë i vetmi mjet për të çuar drejt fundit këtë krizë”, ka thënë sekretari i OKB-së, Ban Ki Moon gjatë telefonatës me Putin.

ZHVILLIMET DERI NE MESNATË

ORA 23:25 PRESIDENTI OBAMA, BISEDË TELEFONIKE ME PUTIN
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike e cila zgjati rreth 90 minuta. Mediat e huaja raportojnë se presidenti amerikan është shprehur se Rusia po shkel të drejtën ndërkombëtare duke kërkuar tërheqjen e trupave ushtarake, ndërsa presidenti Putin ka thënë se “ne po mbrojmë interesat e rusëve në Ukrainë”. Ndërkohë, ambasadori i OKB-së Yuriy Sergeyev ka dënuar praninë e 15 mijë ushtarëve rusë në Krime. Lidhur me këtë situatë, të dielën NATO pritet të mbajë një takim urgjent.
putin obama

ORA 22: 30 UKRAINA I KERKON NDIHME BE E SHBA
Ministri i Jashtëm Ukrainas i kërkon BE-së, SHBA dhe NATO të verifikojnë mekanizmat e mundshëm për të mbrojtur integritetin territorial.Ndërkohë anije luftarake ruse janë vendosur në Sevastopoli.  Agjencia e lajmeve Itar Tass shkruante se Ish kryeministrja Timoshenko pritet të jetë në 3 Mars në Moskë, në përpjekje për të zgjidhur krizën në Krimea. 

ORA 22: 25 DY ANIJE LUFTARAKE RUSE NE BRIGJET E KRIMEAS
Dy anije luftarake ruse janë parë të dislokuara në brigjet e Sevastopolit, pjesë e bregdetit ukrainas. Sipas të dhënave nga një burim ushtarak në këtë mënyrë Moska ka thyer marrëveshjen mbi prdorimin e bazave detare në Krimea ku ka selinë dhe flota detare ruse në Detin e Zi.


(Video: Reagimet e liderëve botëror për situatën e krijuar në Ukrainë)

22:00 BE DENON VENDIMIN E RUSISE
Bashkimi Evropian dënon rëndë vendimin e Rusisë duke e quajtur “të papranueshëm” shkeljen e integritetit dhe sovranitetit të Ukrainës. Të hënën është fiksuar që në orën 13:00 Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, President i këtij këshilli, Evangelos Venizelos do të shkojë në Ukrainë, ku do të vizitojë liderët politik të vendit.

ORA 21:30 TURCHYNOV: USHTRIA ËSHTË NË GADISHMËRI LUFTE

Ushtria ukrainase është vënë në gjëndje gadishmërie. Këtë fakt e ka lajmëruar presidenti Turchynov, duke saktësuar se janë riforcuar edhe masat për mbrojtjen e centraleve nukleare dhe vendeve strategjike.

ORA21:00 KRYEMINISTRI UKRAINAS: NËSE RUSIA NDËRHYN DO KETË LUFTË
"Nëse Rusia do të jepte urdhërin për nisjen e trupave, ashtu sicc u ra dakort në Senatin e Moskës kjo do të ishte Luftë." Kryeministri Ukrainas Arseni Iatseniuk shton se ai nuk beson se do të ndodhë një sulm nga pala ruse.
 
ORA 20:00 HOLLANDE:KËRCËNOHET SOVRANITETI E INTEGRITETI TERRITORIAL
 Vendimi i Senatit Rus për të autorizuar lëshimin e  trupave në Ukrainë përfaqëson “një kërcënim real të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit”. Kështu është shprehur Presidenti Francez Hollande, në një komunikim për shtyp.

“Duhet të bëjmë gjithçka që të mund të evitojmë një ndërhyrje të jashtme dhe riskun e përshkallëzimit të situatës”- gjykoi Presidenti Francez pas një kolokiumi me kryeministrin polak Donald Tusk.

ORA 19: 20 KREMLINI FRENON, NUK KA VENDIME OPERATIVE
“Nuk ka akoma asnjë vendim operativ nga ana e Presidentit Vladimir Putin mbi përdorimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, edhe pse është autorizuar nga kartonat e Senatit”. Kështu ka saktësuar Dimitri Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, në “Rai Novosti" e cituar nga agjensia  "ANSA".
 
ORA 19:00 BRITANIA E MADHE: DËNOJMË ÇDO AKT AGRESIONI NGA RUSIA
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague ka reaguar ndaj vendimit të parlamentit rus për ndërhyrjen ushtarake duke u shprehur vendosmërisht se "ne kundërshtojmë vendimin për të vendosur trupa ushtarake ruse në territorin e Ukrainës kundër dëshirës së qytetarëve.” Ai shtroi se “ne e dënojmë çdo akt agresioni në Ukrainë." 
“Ne mbështesim kërkesën e qeverisë ukrainase për kërkesën për konsultime urgjente në pajim me memorandumin e Budapestit  të vitit 1994 e nënshkruar nga Britania e Madhe, SHBA, Rusi dhe Ukrainë”, ka shtuar ai.

ORA 18: 30 I DËRGUARI I OKB-SË ANULLON MISIONIN NË KRIME PËR SHKAK TË TENSIONEVE
I dërguari i OKB-së në Ukrainë njoftoi sot se e kishte anuluar misionin në Krime për shkak të tensionee që e bënin të pamundur çdo vizitë në këtë rajon, pas kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon. Robert Serry e bëri këtë njoftim pak përpara se të miratohej përdorimi i ushtrisë ruse në Ukrainë nga Këshilli i Federatës.
Presidenti Vladimir Putin i kishte kërkuar Dhomës së Lartë të parlamentit të miratonte këtë projekt, ndërkohë që situata po degradon veçanërisht në Krime, rajon dikur pjesë e BRSS-së dhe që i është bashkuar Ukrainës në vitin 1954.

ORA 18:00 KËSHILLI I MINISTRAVE TE JASHTEM BE MUND TE MBLIDHEN TE HENEN
Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së pritet të mblidhet të hënën. Kjo, mesa kuptohet, është hipoteza me të cilën po punon shërbimi diplomatik i udhëhequr nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikat e jashtme dhe sigurinë, Catherine Ashton.

ORA 17:48 UKRAINE, TURCHYNOV THERRET SHEFAT E SIGURISE KOMBETARE
Pak pas aprovimit nga ana e parlamentit të kërkesës së Presidentit rus, Vladimir Putin për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, kreu i përkohshëm i shtetit të Ukrainës, Olexander Turchynov ka thirrur në një sesion shefat e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja do të zhvillohet në orën 20:00

ORA 16: 15 KLIÇKO: TË SHPALLET MOBILIZIMI I PËRGJITHSHËM I USHTRISË
 
Një nga përgjegjësit kryesorë politik ukrainas, ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitçko, i kërkoi sot parlamentit që të shpallë mobilizimin e përgjithshëm përball asaj që ai e cilësoi si një agresion rus ndaj Ukrainës. Kliçko: Të shpallet mobilizimi i përgjithsëm i ushtrisë përballë agresionit rus “Parlamenti duhet t’i kërkojë komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura që të shpallë mobilizimin e përgjithshëm të ushtrisë pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës”, deklaroi Vitali Kliçko, në një komunikim për shtyp

ushria ruse
(Në foto: Automjetet me trupat ushtarake Ruse në Krime) Foto të tjera

16:00 SENATI I MOSKES I THOTE PO VLADIMIR PUTIN PER NDERHYRJEN USHTAKE
Senati i Mokës miraton kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin për të dërguar trupat në Ukrainë, për të”normalizuar situatën” 
“Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Ukrainë dhe kërcënimit që ekziston për jetën e qytetarëve rusë, të bashkëpatriotëve tanë, të forcave të armatosura ruse të dislokuara në Ukrainë, Putini i kërkoi Këshillit të Federatës të autorizojë përdorimin e forcave të armatosura ruse në territorin e Ukrainës, deri në normalizimin e situatës politike në këtë vend”, bëri të ditur zyra e shtypit të Kremlinit përmes një komunikate.

Lajmi erdhi pak orë pasi kryeministri i sapo emëruar i qeverisë filo-ruse në Krimea, Sergiy Aksyonov, i kërkoi Moskës për të ndërhyrë për të ndihmuar në stabilizimin e gjendjes dhe për të kthyer paqen.

 14:00 AKTIVISTËT PRO-RUSË DEPËRTOJNË NË HARKOV
Gjatë pasdites aktivistët pro-rusë kanë depërtuar në ndërtesën e administratës rajonale në qytetin Harkov, në pjesën lindore të Ukrainës.
Janë dëgjuar edhe të shtëna armësh në sheshin qendror afër ndërtesës, ku ishin mbledhur mijëra demonstrues pro-rusë me flamuj të Rusisë, që brohorisnin “Rusia, Rusia”, informon Europaelirë.
Në qytetin lindor të Ukrainës, Donjeck, mijëra demonstrues pro-rusë e kanë bllokuar ndërtesën e administratës rajonale, duke e larguar flamurin e Ukrainës dhe vendosur atë të Rusisë

MBI TERRITORIN E KRIMESË
Ndërsa referendumi mbi statusin e Krimesë, i paralajmëruar të mbahej më 25 maj është përshpejtuar. Ai do të mbehet më 30 mars të këtij viti.

Krimea është Republikë autonome, por brenda shtetit ukrainas, e vendosur në Detin e Zi, territor rus që në vitin 1954 iu dhurua Kievit nga Nikita Kruschev kur Ukraina ishte një nga Republikat Sovjetike.

ushtria ruse
(Në foto: Automjetet me trupat ushtarake Ruse në Krime)  Foto të tjera
 


11.00: KRIME, DËRGOHEN NGA RUSIA 6 MIJË TRUPA USHTARAKE
Një kontigjent rus me 6 mijë trupa ushtarake është dërguar nga Moska në territorin autonom të Krimesë. Kjo gjë bëhet e ditur nga ministri i mbrojtjes ukrainase Igor Peniuk i cituar edhe nga mediat.

Ndërkohë që dhjetëra burra të armatosur me Kalashnikov, të maskuar me kapuç në kokë dhe me uniformë të paidentifikuar, janë pozicionuar pranë Parlamentit të Krimesë në Kryeqytetin Simferopoli. Ndërsa dy mitralozë janë vendosur në një pikë të ndërtesës, për ta mbrojtur atë.

Kontigjenti rus me 6 mijë trupat ushtarake, është dërguar, pas kërkesës për ndihmë të bërë nga kryeministri i ri filo-rus i Krimesë, Serghiei Aksenov.

Aksenov, gjatë një fjalimi të mbajtur në një Tv rus, i kërkoi ndihmë presidentit Vladimir Putin, për të vendosur `paqen dhe qetësinë` në rajoni. Aksenov shtoi se, `duke pasur përgjegjësi personale për jetën dhe sigurinë e qytetarëve, i kërkoj presidentit Putin që të japë ndihmesën e tij dhe të garantojë paqen`. Ndërsa nga Kremlini, përgjigja ishte se Rusia nuk do e injorojë kërkesën.