Ukraina: Rusia po sulmon qytetin lindor Avdijivkan nga të gjitha drejtimet

Ukraina: Rusia po sulmon qytetin lindor Avdijivkan nga të gjitha drejtimet

Një valë e tretë e forcave ruse po sulmon qytetin lindor ukrainas, Avdijivkan dhe po bombardon sistematikisht qendrën e tij industriale, sipas një udhëheqësi të saj, të premten (24 Nëntor).

Qyteti gati i rrethuar pranë bastionit rajonal të Donjeckut, të kontrolluar nga Rusia, është përballur me një sulm të ashpër për më shumë se një muaj, shkruan REL.

“Filloi vala e tretë e sulmeve. Ata po sulmojnë nga të gjitha drejtimet, nga krahët e jugut dhe veriut, siç bënë më parë. Ata po sulmojnë zonën industriale”, tha kreu i qytezës, Vitaly Barabash.

Avdijivka ka qenë në vijën e frontit që nga viti 2014 dhe është pjesë e rajonit të Donjeckut, të cilin Kremlini ka pretenduar se e ka aneksuar së bashku me tre rajone të tjera.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij