Ukraina skenar i rrezikshëm dhe i ngjashëm me Poloninë në Luftën II Botërore

Ukraina skenar i rrezikshëm dhe i ngjashëm me Poloninë në Luftën II Botërore

Të gjithë kanë pasur iluzionin se me rënien e Bashkimit Sovjetik, do të përfundonte edhe ajo që quhej Luftë Ftohtë! Në fakt, këtë iluzion nuk e kam pasur asnjëherë, por thjeshtë e kam konsideruar çështje kohe!

Rusia e sotme nuk është ajo e vitit 1990, që ishte e rrënuar ekonomikisht, e mundur ideologjikisht dhe e shpartalluar politikisht!

Rusia ka pasur dhe do të ketë gjithmonë ambiciet që ka pasur në Europën Juglindore e po ashtu edhe në Azi, por ajo para së gjithash duhet të rikuperonte ekonominë e saj, të stabilizonte sistemin politik e po ashtu të reformonte Ushtrinë e saj me standardet e kohës! Prandaj, pasivitetin e Rusinë e kam konsideruar vetëm çështje kohe e tashmë siç duket se koha ka ardhur që të tregoj dhëmbët e saj kundër Perëndimit!

Pse situata e Ukrainës është e ngjashme me atë të Polonisë në Luftën e II? Sepse, Rusia ashtu si Hitleri po fiton terren me agresion ushtarak! Rasti i Krimes ishte i ngjashëm me ata të Sudeteve në Luftën e II, por me dallim se këtë herë Rusia nuk e mori publikisht në tavolinë me marrëveshje, por duke e bërë fakt të kryer ndërhyrjen ushtarake!

Pra, pas shumë kohësh që kur Armata e Kuqe hyri në një vend Sovran si Afganistani, ajo hyri po me ushtri dhe bëri fakt të kryer marrjen e Krimes! Ky akt ishte një testim për Perëndimin dhe rezultoi me sukses për Rusinë e tashmë duket se objektivi i radhës është Ukraina, përsëri kemi të bëjmë me një shtet sovran e publikisht aleat me NATO!

Në këto vite kanë qarkulluar mendime se NATO e ka mbaruar misionin e saj e nuk duhet më! Madje, edhe ish presidenti Trump bëri disa herë deklaratë për të ardhmen e NATO duke kërkuar që vendet anëtare të rrisin kontributet dhe angazhimet, sepse barrën më të madhe e kishin SHBA!

Në fakt, NATO është më shumë e domosdoshme për Europën, përderisa këta të fundit nuk arritën kurrë të krijonin një Ushtri të përbashkët nën logon e BE! Ndërsa, sot me shume se kurrë kuptohet rëndësia e NATO-s si e vetmja aleancë ushtarake që mund të përballet me Rusinë sot e me Kinën nesër!

Nëse Rusia do të sulmoj Ukrainën, atëherë vendet si Gjermania, Italia, Turqia dhe Franca duhet të mendohen seriozisht për masat që duhet të marrin, sepse në projektet e Rusisë së sotme e ambiciet janë shumë të madhe për të rikthyer hijen e rëndë të ish Bashkimit Sovjetik!

Nëse NATO do të ndërhynte në konfliktin ruso-ukrainas do të ishte Luftë e re Botërore e menjëhershme e nëse nuk do të ndërhyjë menjëherë do të thotë se Lufta III Botërore, është pas dere e maksimumi koha e fituar nuk do të jetë më shumë se dy vjet!

Rusia i ka shfaqur hapur ambiciet e saj duke kërkuar largimin e pranimit të NATO-s në Rumani e Bullgari! Po, ashtu thuajse në zemrën e Europës  kemi Serbinë që nuk pranon anëtarësimin në NATO duke u deklaruar kështu zyrtarisht zonë influence e Rusisë.

Skenarët e mundshme diplomatike mund të jenë  të ngjashme me Konferencën e Munihut, kur zyrtarisht u arrit paqja, por në fakt projektet ushtarake tregonin mundësinë e një fronti të gjerë ushtarak! Kështu siç bëri Hitleri, ashtu mund të bëj edhe Putin, për të fituar kohë dhe për të gjetur Perëndimin në befasi!

Mendoj, se bisedimet mes SHBA dhe Rusisë duhet të jenë të sinqerta për të shmangur një luftë të re që do të ishte një katastrofë për Botën e të gjitha palët do të dalin të humbur, pa pasur asnjë të fituar!

Shqipëria nuk mund të dal e pa lagur nga kjo krizë duke pasur parasysh, se është anëtare e NATO-s e për faktin, se armiku i saj historik, Serbia me vendimin e saj për mos anëtarësim ka treguar hapur që është aleate e Rusisë! Çështjet e Ballkanit janë po ashtu, plagë të hapur e mjaft një krizë për tu ndezur!

Nëse Turqia në Luftën II ishte vend neutral, këtë herë nuk është e nuk mund ta ketë status. Pastaj, në Ukrainë ka komunitet mysliman, por edhe disa Republika për rreth Ukrainës janë Republika me shumicë myslimane. Prandaj, Turqia, jo vetëm si anëtare e NATO-s, por dhe për shkak të politikave aktuale në Rajon nuk mund të qëndroj pasive nga kriza e Ukrainës!

Ngjashmëria tjetër është se ashtu si në prag të Luftës II edhe këtë herë vendi Europiane  që ka më shumë protagonizëm është UK, por me dallim me të kaluarën nuk e dimë nëse do të mashtrohet me Paqe nga Putin ashtu siç u mashtruar nga Hitleri!

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 16/02/2022 13:43

    Po thoni qe Rusia ka pushtuar Afghanistanin ne 1979 , kurse Amerika me vendet e tjera te Natos keto 40 vjet e ka bere hi gjysmen e botes dhe askush nuk flet kjo eshte paturpesi e mediave qe jane lepiresa te perendimit kur ne fakt duhet te jene neutral

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja