Ukraina zotohet për hakmarrje pas sulmit rus që la mbi 50 të vrarë
Shkatërrime në Poltava, Ukrainë
Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse më 3 shtator. Nga sulmi në një objekt të stërvitjeje ushtarake u plagosën më shumë se 300 vetë.
Ndërsa familjarë dhe banorë të qytetit ishin në zi, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksyy u zotua se do të rrisë prodhimin e armëve në vend duke ndërtuar fabrika nëntokësore për t'u bërë ballë sulmeve ruse me raketa dhe dronë. Ai përsëriti thirrjet për heqjen e kufizimeve që lidhen me përdorimin e armëve perëndimore në luftën me Rusinë, duke vënë në dukje se Ukraina po zhvillon raketat e veta për të ushtruar trysni ndaj Moskës.
Gjatë javëve të fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë kundër qyteteve ukrainase, duke patur si objektiv infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin dhe shkaktuar sulme vdekjeprurëse në zonat e banuara.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi 67 dronë drejt Ukrainës dhe 61 prej tyre u rrëzuan. Mbetejet e një prej dronëve u panë në një rrugë jashtë parlamentit të Ukrainës.
Ndërkohë, një sulm me artileri nga Rusia në qytetin në lindje të Ukrainës Kostiantynivka, në rajonin e Doneskut la të vrarë tre persona dhe plagosi tre të tjerë, tha guvernatori Vadym Filashkin.
Kievi vazhdoi sulmet kundër Rusisë. Të shtunën, guvernatori i rajonit rus Voronezh tha se një sulm me dron kishte shkaktuar një zjarr të madh dhe ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa zona dhe banorë të disa njësive ishin evakuuar./ VOA
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 16:24
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 07:56
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 07:59
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32