/ATSH-AFP/ - Dy ushtarë ukrainas u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në lindjen separatiste proruse  në Ukrainë në 24 orë, njoftoi sot zëdhënësi ukrainas, Andri Lyssenko.
Ushtarët e Gardës kombëtare humbën jetën në një sulm pranë lokalitetit Stanitsa Louganska, në rajonin separaist të Louganskut. Gjatë luftimeve janë vrarë dy ushtarë dhe plagosur 14 të tjerë", shtoi Lyssenko.

"Të paktën 20 ushtarë janë plagosur në 24 orë", shtoi zëdhënësi pa dhënë detaje të tjera.

Lindja separatiste proruse në Ukrainë është përfshirë një ditë më parë nga valë dhune e pazakontë që prej vendosjes së një armëpushimi më 9 dhjetor me katë ushtarë dhe katër cilivilë të vrarë.