UKRAINË - Në krahinën e Donetskut nuk ndalojnë luftimet ndërkohë që vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën, në qytezën me të njëjtën emër, 34 civil dhe 29 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa në Makievka raportohet për një masakër fëmijësh.
 
Luftimet mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve filo-rusë në krahinën e Donetskut nuk kanë të sosur dhe po degradojnë në një kasaphanë civilësh. Përtej statistikave të 24 orëve të fundit, në këtë krahinë kanë humbur jetën 951 persona, ndërsa 1748 të tjerë raportohet të kenë mbetur të plagosur qysh nga nisja e konfliktit.
 
Qyteza e Donetskut nuk është e vetmja në të cilën po kryhen luftime të ashpra. Edhe në Lugansk trupat e Kievit kanë luftuar me rebelët separatist dhe pas një rrethimi të gjatë kanë mundur të hynë në qytet. Ndërkohë lidershipi i republikës, së vetëshpallur, të Donetskut ka akuzuar ushtrinë ukrainase për bombardimin e një kopshti në qytezën e Makievka, duke vrarë mbi 10 fëmijë.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)