Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kiev, ku një person hapi zjarr me armë ndaj kalimtarëve, duke shkaktuar të paktën 6 të vdekur dhe 14 të plagosur. Ngjarja u regjistrua në zonën e Demiivka-s, në jug të kryeqytetit ukrainas, në rrethin e Holosiivskyi.

Pas sulmit, autori shkoi edhe në një supermarket, ku mori disa persona si pengje, përfshirë një roje sigurie të brendshme të supermarketit.

Policia dhe ekipet speciale të sigurisë rethuan supermarketin duke u përpjekur që sulmuesi të dorëzohej. Pas disa orësh tensioni, autoritetet kanë arritur ta neutralizojnë agresorin, duke shpëtuar edhe disa pengje që ndodheshin ende të mbyllur brenda supermarketit.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, Ruslan Kravchenko, personi i cili më pas u vra nga policia u identifikua si Dmytro Vasylchenkov, një 58-vjeçar me origjinë nga Moska.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndër të tjera ai shtoi se autori para se të hapte zjarr mbi qyterarët i vuri flakën apartamentit të tij.