Gjykata Kushtetuese legjitimon hetimet bazuar në ‘Sky ECC’! Përgjimet të vlefshme si prova, rrëzon biznesmenin Pëllumb Gjoka

TIRANË - Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot (30 dhjetor 2024) kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e përgjimeve të kryera përmes platformës Sky ECC, duke argumentuar se ato bien në kundërshtim me Kushtetutën. Gjoka e ankimoi vendimin që e mban në burg në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar si të paligjshëm arrestimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC.

Pas shqyrtimit, Gjykata vendosi njëzëri rrëzimin e kërkesës, duke lënë në fuqi vendimet ekzistuese dhe duke mbështetur ligjshmërinë e procedurave të ndjekura, ndaj biznesmenit i arrestuar në kuadër të operacionit 'Metamorfoza'. Vendimi i arsyetuar pritet të publikohet brenda afateve ligjore.

Përpos kërkesës së lidhur me masën e sigurimit dhe Sky ECC gjykata rrëzoi edhe pretendimet në lidhje me kushtetutshmërinë e disa pikave në ligjin që rregullon ngritjen e strukturave të posaçme kundër korrupsionit.

Gjoka, i arrestuar bashkë me të tjerët për përfshirjen në organizatë kriminale dhe drejtim të saj, kryesisht me aktivitet në Shkodër dhe Tiranë, kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO, të datës 23 dhe 29 Korrik 2023, që e linte atë dhe të tjerët në paraburgim me akuzat përkatëse. Gjithashtu edhe vendimin e lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO më 31 Gusht të vitit të kaluar dhe Gjykata e Lartë më 22 Dhjetor 2023.

Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer një sërë arrestimesh, duke pretenduar zbardhjen e dhjetëra ngjarjeve kriminale.

Më 8 Nëntor SPAK bëri me dije se kaloi për gjykim dosjen ndaj biznesmenit Gjoka dhe 6 të tjerëve.

Lajmi ne perditesim...

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese: 

Sot, më 30.12.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Pëllumb Gjoka dhe me objekt: “ Shfuqizimi i vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krim in e Organizuar; nr. 00-2023-2238 (364), datë 22.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” ndaj kërkuesit.

Shfuqizimi ishkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 dhe i pikës 4 të nenit 6, si dhe i pikës 2 të nenit 42 të ligjit nr. 95/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.”.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasho: 30/12/2024 20:34

    E hengret edhe ju presionin e Dumanit. Vetem gjyqtar te gjykates kushtetuese nuk jeni ju... Jeni turpi i ketij kombi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Po performonte Stresi, të shtëna me armë në ajër në një koncert natën e ndërrimit të viteve në Tiranë! Në kërkim autori

Po performonte Stresi, të shtëna me armë në ajër në një koncert natën e ndërrimit të viteve në Tiranë! Në kërkim autori