Ukrainë, bie qeveria, presidenti
pranon dorëheqjen e kryeministrit

KIEV- Pas gati 3 muaj protesa, presidenti Ukrainas Viktor Janukoviç, ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolai Azarov dhe kabinetit të tij, sipas një dekreti presidencial në faqen e internetit. Kabineti do të vazhdojë të punojë derisa të formohet qeveria e re.

Dorëheqja është pranuar rreth pesë 5 orë pas dorëzimit të kërkesës dhe pas shfuqizimit të ligjit për protestat.

Kryeministri paraqiti dorëheqjen e tij sot në mëngjes, duke shpjeguar se veprimi i tij ishte i motivuar nga përpjekjet për të zgjidhur në mënyrë paqësore krizën aktuale. 

"Me qëllim krijimin e mundësive shtesë të kompromisit social dhe politik, për zgjidhjen paqësore të konfliktit, unë kam marrë një vendim personal për t’i kërkuar Presidentit ukrainas të pranojë dorëheqjen time nga posti i kryeministrit",- thuhet në deklaratën e Azarov.

“Gjatë kësaj kohë qeveria ka bërë çdo gjë për një zgjidhje paqësore të konflikti”, ka vijuaur ai.

“Ne kemi bërë gjithçka për të mos lejuar gjakëderdhje, për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës, dhe mos shekeljen e të drejtave të njeriut”, tha kryeministri në kërkesën e tij për dorëheqje nga post i tij.

"Ne kemi bërë gjithçka për të mos lejuar gjakderdhje, për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe për mos shkeljen e të drejtave të njëriut”, ka vijaur Azariov, njëri prej politikanëve më jetëgjatë që kanë shërbyer në Ukrainë, duke thënë se ai gjithmonë ka bërë më të mirën për vendin e tij.

"Gjatë gjithë këtyre viteve unë kam bërë çdo gjë për Ukrainën, që të jetë në gjendje të zhvillohet normalisht si një vend demokratik europian” është shprehur ai. 

 Azarov ka qenë kryeministër që nga marsi  i vitit 2010. Në vitin 2012 ai u rizgjodh në këtë post.

Në jetën politike të Ukrainës, Azarov ka hyrë në vitin 2000, fillimisht si zv.kryeministër dhe më pas ka mbajtur postin e Ministrit të Financave. 

PARLAMENTI UKRAHINES, SHFUQIZOHET LIGJI I PROTESTAVE
Parlamenti ukrainas shfuqizoi ditën e martë 9 nga 12 ligjet anti-protestë, të cilat ishin miratuan më 16 janar. Shfuqizimi i tyre u miratua me 361 vota pro, nga 226 që nevojiteshin.
 
Ligjet të cilat vendosnin kufizime të shumta për demonstratat në masë dhe ndalonin tubimet, janë kritikuar ashpër nga opozita. Ndër pikat kryesore të këtyre ligjeve ishte ndalimi i protestuesve për të mbajtur maska apo helmeta në kokë, si dhe ngritja e tendave pa lejen e autoriteteve. Votimi në parlament erdhi vetëm disa orë pas vendimit të kryeministrit Azarov për të dhënë dorëheqjen.
 
Miratimi i këtyre ligjeve më 16 provokoi protesta të dhunshme në Kiev, ku të paktën 10 mijë protestues mbushën rrugët e kryeqytetit.
 
4 protestues vdiqën ndërkohë që qindëra të tjerë, përfshirë dhe forca të policisë, mbetën të plagosur.
 
Parlamenti gjithashtu ka planifikuar të votojë më vonë gjatë ditës dhe një projektligj i cili do t’u japë amnistinë pjesmarrësve në protesta. Një pikë tjetër e rëndësishme është krijimi i një komisioni të veçantë për të ndryshuar kushtetutën. Opozita ka kërkuar disa herë një reformë të konsitucionale, e cila do të sillte një formë parlamentare të qeverisë në Ukrainë.
 
Ndërkohë një prej policëve të plagosur gjatë përleshjeve të ditëve të fundit, ndërroi jetë në spital ditën e sotme.

ORA 09:45 KRYEMINISTRI UKRAHINAS PARAQET DOREHEQEJEN

Kryeministri ukrainas, Nikolay Azarov i ka paraqitur sot dorëheqjen e tij, presidentit të vendit, Viktor Yanukovych. Vetë Azarov tha se vendimi erdhi për qëllimin e arritjes së një zgjidhje paqësore të krizës politike që ka pushtuar vendin. 

Ai e përshkroi krizën në Ukrainë si një kërcënim për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, si dhe kërcënim për çdo qytetar ukrainas.

Ndërkohë Parlamenti ukrainas shfuqizoi 9 nga 12 ligjet anti-protestë, të cilat ishin miratuar më 16 janar. Shfuqizimi i tyre u miratua me 361 vota pro, nga 226 që nevojiteshin.

Ligjet të cilat vendosnin kufizime të shumta për demostratat në masë dhe ndalonin tubimet, janë kritikuar ashpër nga opozita. Ndër pikat ktyesore të këtyre ligjeve ishte ndalimi i protestuesve për të mbajtur maska apo helmeta në kokë si dhe ngritja e tendave pa lejen e autoriteteve. Votimi në parlament erdhi vetëm disa orë pas vendimit të kryeministrit Azarov për ët dhënë dorëheqjen.

Miratimi i këtyre ligjeve më 16 provokoi protesta të dhunshme në Kiev, ku të paktën 10 mijë protestues mbushën rrugët e kryeqytetit.

4 protestues vdiqën ndërkohë që qindëra të tjerë, përfshirë dhe forca të policisë, mbetën të plagosur.

Parlamenti gjithashtu ka planifikuar të votojë më vonë gjatë ditës dhe një projektligj i cili do t’u japë amnistinë pjesmarrësve në protesta.

Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)