KIEV- Parlamenti i Krimesë ka lajmëruar se do të mbajë një referendum për të ardhmen e vendit.
Më parë gjatë ditës ndërtesat e parlamentit dhe administratës së gadishullit autonom u zaptuan nga grupe të armatosura pro-Ruse të cilat ngritën dhe flamurin rus në godinat qeveritare.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i vendit Anatoly Mogilyov.
Sipa agjensisë së lajmeve RIA Novosti, rreth 400 protestues pro-Rusë janë mbledhur pranë godinës së parlamentit duke kërkuar referendum për të ardhmen e vendit.
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchinov tha se ndërtesat e Krimesë ishin zaptuar nga kriminelë. Ai u bëri thirrje qytetarëve të qëndronin të qetë.
Gjatë ditës së djeshme mijëra mbwshtetws pro dhe anti-Rusë u përleshën pranë pralamentit ku 2 persona humën jetën ndërsa mbi 30 të tjerë mbetën të plagosur. Krimea është një republikë autonome në jug të Ukrainës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com