Ukrainë, ish-komandanti i Forcave Detare në Report Tv: Rusia kontrollon 20% të territorit, Putin nuk parashikoi vullnetin e popullit! Shqipëria të ndihmojë maksimalisht

Ish-komandat i Forcave Detare Artur Meçollari tha në Report Tv se Rusia ka marrë tashmë në kontroll 20% të territorit ukrainas.

Ai shtoi se objektivi ushtarak i Rusisë në Ukrainë është pushtimi i Kiveit dhe politik neutralizimi i qeverisë.

“Forcat ruse kanë marrë nën kontroll 20% të territorit, bëhet fjalë për pjesën veriore, krahinat autonome, Krime që në 2014 i dhe një pjesë të rripit në lindje dhe perëndim të Ukrainës. Janë pranë kufirit me Odesën, një sul, i mundshëm nuk ka ndodhur ende, ku janë rreth 6 anije zbarkuese, ka pasur minim të hapësirë detare sidomos në Krime. Dje një anije e huaj ka rënë në minë dhe ka shpërthyer. Pika kryesore është në Kiev si dhe Kharkovi. Kievi aktualisht nuk është i rrethuar, ende janë në distancë.  Ka rezistencë dhe niveli i luftimeve është me intensitet të ulët. Objektivi ushtarak i Rusisë në Ukrainë është pushtimi i Kiveit dhe politik neutralizimi i qeverisë. Rusia kërkon të avancoi ushtarakisht dhe të dominojë negociatat e të nesërmes. Sa më e pushtetshme ushtarakisht, aq më e fuqishme në negociata.”, u shpreh ai.

Duke folur lidhur krijimin e korridoreve humanitare në Ukrainë, Meçollari saktësoi se të tilla negociata do të ketë edhe gjatë kohës së luftës, kjo pasi edhe në luftë ka rregulla, por sipas mendimit të tij një objektiv i përbashkët apo edhe një marrëveshje e rëndësishme do të jetë shumë e vështirë për t’u realizuar. Kjo pasi dy vendet kanë qëllime të kundërta.

“Nuk po tentojnë arritjen e një marrëveshjeje të madhe në lidhje me Ukrainën. Ajo qëndron në pozicionin që duhet të largohen forcat ruse nga territori i saj, qeveria ruse në atë që kërkon është e qartë, pra një qeveri kukull. Është e vështirë arritja e një objektivi të përbashkët. Negociata ka mundësi të ketë, lufta ka rregulla. Marrëveshjet mund të arrihet edhe gjatë kohës që ka veprime luftarake. Psh si ajo e korridoreve humanitare. Deri këtu kanë arritur dhe një marrëveshje tjetër duket e vështirë.”. tha ai.

Sipas tij fianancat ruse janë në një pozicion ‘sanduiç”, pasi është nën presionin e sanskionve dhe nevojës për të rritur buxhetin ushtarak, kjo për shkak të shpenzimeve në Ukrainë. Ai shtoi se Shqipëria duhet të bëjë maksimumin e saj për të ndihmuar Ukrainën, jo vetëm për arsye politike por edhe pragmatiste.

‘Financa ruse është vendosur në pozicion sanduiç, është nën sanksionet e perëndimit dhe në detyrimin e buxhetit ushtarak për shkak të shpenzimin në Ukrainë. Para luftës buxheti i luftës 4.6% edhe sikur mos të rritet GDP, buxheti do të rritet, po sikur mos të rritet GDP? Do të ketë pasoja të rënda brenda vendit. Rusia ka humbje të ndjeshme. Shqipëria nuk është vend neutral në këtë konflikt, ne jemi palë, kjo pasi NATO dhe BE janë. Ne duhet të japim maksimumin tonë jo vetëm për arsye politike, por edhe për pragmatist’ tha ai.


Meçollari tha se arsyeja që Putin doli jashtë parashikimeve të tij për pushtimin e Ukrainës, duke thënë që neglizhoi vullnetin e popullin në Ukrainë dhe BE.

“Putin ka bërë disa gabimet gjatë sulmit në Ukrainë. Ai donte të neutralizonte qeverinë për 72 orë, ata dështuar sepse forcat ruse nuk morën në konsiderat vullnetin e popullit. Qeveria ukrainase nuk e goditi që kur hyri në Ukrainë, por krijoi bastion në Kiev duke i lënë terren për të vazhduar. Kievi është fortesë ushtarake sot, arma më e përdorshme është anti-tanku, bomba molotovë. Rusët tentojnë të hynë me grupime të vogla speciale për të eliminuar qeverinë.  Putin neglizhoi vullnetin e aleancës, e cila është më bashkuar se kurrë. Aleanca po shikon përtej Ukrainës, po sheh të nesërmet, kërcënimet që e presin. Ukraina është viktima e radhës e strategjisë ruse, por jo e fundit.”, tha ai.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit