Autoritetet ukrainase njoftuan sot se dërguan karavnin e tyre humnitar me destinacion popullsinë në bastionet rebele të Donetskut dhe Luganskut, ndërkohë që një karvan rus është rrugës drejt kufirit ukrainas nën të njëjtin pretekst.

"Sot më 14 gusht ora 11:00 do të dërgohen nga tre qytete ukrainase, Kivi, Dnipropetrovsk dhe Kharkivm një karvan me kamionë me ndihma për banorët e Luganskut dhe Donetskut", njotoi shërbimi për shtyp i presidencës në një komunikatë.

"Kryqi i Kuq do të shpërndajë këtë ndihmë në popullsinë civile në rajonet e Donetskut dhe Luganskut, dy bastione të kryengritësve prorusë", theksohet në këtë komunikatë.

Karvani ukrainas, i përbërë nga 15 kamionë që transportojnë 240 tonë produkte të rëndësisë së parë, do të ndalojë në qytetin Starobilsk, rajon nën kontrollin e qeverisë rreth 97 kilometra në veri të Luganskut, ku do të merret në ngarkim nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq./ATSH/