Ukrainë, mbahen sot zgjedhjet e parakohëshme parlamentare

 Ukrainë, mbahen sot zgjedhjet e parakohëshme parlamentare

Ukrainasit votojnë sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që mund të konsolidojë fuqinë e presidentit të zgjedhur kohët e fundit.

Në saje të mbështetjes së madhe popullore, në muajin prill President i Ukrainës u zgjodh Volodimir Zelenskiy, një komedian që pati luajtur rolin e presidentit në një variete televizive që fitoi popullaritet të madh.

"Duke thirrur zgjedhje të parakohshme, presidenti i ri shpreson të ruajë frymën e fitores së tij presidenciale", thotë ekspertja Agnese Ortolani. "Ai mbështetet në këtë përpjekje nga shumica e ukrainasve, që e konsiderojnë parlamentin si një institucion të korruptuar dhe i kanë besuar zotit Zelenskiy mandatin për “pastrimin e klasës politike."

Partia në Shërbim të Popullit e zotit Zelenskiy, pritet të paraqitet mirë në zgjedhje, por mund të mos sigurojë dot shumicën absolute, duke u detyruar të formojë një koalicion qeverisës.

Analistët thonë se përbërja e parlamentit të ri mund të duket shumë e ndryshme nga parlamenti i mëparshëm, me deri në 70 për qind të anëtarëve ligjvënës të rinj.  VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian