Ukrainë/ Mbyllen qendrat e votimit për referendumet e rreme, Rusia nxjerr rezultatet paraprake, asnjë surprizë

Ukrainë/ Mbyllen qendrat e votimit për referendumet e rreme, Rusia nxjerr rezultatet paraprake, asnjë surprizë

Zyrtarët rusë kanë mbyllur qendrat e votimit në katër rajone ukrainase, për të ashtuquajturat referendume për bashkim me Federatën Ruse. ‘Votimi’ ka zgjatur pesë ditë. Ukraina, Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se nuk do ta njohin rezultatin, pasi referendumet ruse nuk janë të ligjshme.  

Banorët e katër rajoneve të kontrolluara nga Rusia, ku janë mbajtur referendumet Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja, kanë deklaruar se janë kërcënuar dhe detyruar të votojnë. Zyrtarët rusë kanë shkuar derë më derë për të mbledhur votat.

Media ruse Ria Novosti shkroi se 93.18% e votuesve nw rajonin Zaporizhzhiajanë pro aneksimit me Rusinë. Ria Novosti e raporton këtë duke cituar autoritetet lokale. Në Donetsk, përqindja e votuesve që votuan për aneksimin në Rusi është 98.69%. Këtë e raporton Tass. Në Lugansk , 97.93% e votuesve votuan për aneksimin në Rusi. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti. Në rajonin Kherson, 96.75% e votuesve votuan për aneksimin në Rusi. Këtë e ka bërë të ditur Tass .

Valentina Matviyenko, udhëheqëse e Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, ka thënë se presidenti i shtetit, Vladimir Putin do t’i adresohet Parlamentit më 30 shtator, lidhur me këtë proces dhe se ligjvënësit mund të shqyrtojnë legjislacionin për aneksim më 4 tetor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka quajtur këto referendume si të rreme dhe si “shkelje e ligjit ndërkombëtar”.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, Putin gati për aneksimin e katër rajoneve! Rrjedhje të mëdha gazi në Detin Baltik nga tubacionete Nord Stream


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët