GJENEVË - Më shumë se 824 000 persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre në Ukrainë, për shkak të konfliktit që prej fillimit të vitit, njoftoi sot HCR (komisariati i lartë për refugjatët) në OKB-së.
Të paktën 430 000 persona janë zhvendosur brenda vendit, 387 000 janë larguar në Rusi, 6 600 kanë kërkuar azil në BE dhe 581 në Bjellorusi.
Më 2 shtator, HCR theksoi se kishte më shumë se 500 000 të zhvendosur nga konfliktit në Ukrainë (260 000 brenda vendit dhe 260 000 jashtë vendit).
Rreth 95 për qind e personave të zhvendosur në Ukrainë jetojnë në lindje të vendit. Sipas HCR, një ndihmë humanitare është shumë e nevojshme në rajonet e Donetskut, Kharkivit dhe Kievit. /ATSH/