KIEV - Ministri ukrainas i Ekonomisë, Pavlo Cheremeta, në konflikt me kryeministrin, shpalli sot dorëheqjen e tij ndërkohë që vendi është në mes të një konflikti të përgjakshëm në lindje dhe po vuan një krizë të rëndë ekonomike.
"Në vend që të luftojë kundër sistemit të djeshëm, vendosa të punojë me persona që do të ndërtojnë sistemin e nesërm", shkruan ai në faqen e tij në "facebook".
Cheremeta shpjegoi sot për shtypin se "vija e kuqe u kalua dje kur qeveria emëroi si përfaqësues tregëtar Valeri Piatnitski duke mos e përfillur kundërshtimin e ministrit të Ekonomisë nga i cili varet ky post".
Që të jetë e vlefshme, dorëheqja e tij duhet të miratohet nga Parlamenti.
Ekonomist i shkolluar në SHBA, Pavlo Cheremeta, 43 vjeç, dhe ministria e tij u kritikuan këtë javë nga kryeministri Arseni Jaceniuk, për reforma të gjykuara të pamjaftueshme./ATSH/
/Shqiptarja.com