MAIDAN DHE RRËZIMI I JANUKOVIÇIT
Më 21 nëntor 2013, qeveria ndërpret negociatat për një marrëveshje asocimi me Bashkimin Evropian dhe vendos marrëdhëniet ekonomike me Moskën duke shkaktuar nervozizëm të opozitës pro-evropiane. Sheshi i Pavarësisë në Kiev, Maidan, do të bëhej më pas qendra e protestave.
Shtypja intensifikohet. Më 18 shkurt, dhuna shpërthen gjatë një marshimi në Parlament. Manifestimi u shtyp me gjak, më shumë se 100 persona humbën jetën në tre ditë në Maidan. Presidenti, Viktor Janukoviç largohet në Rusi dhe shkarkohet nga Parlamenti më 22 shkurt. Një miliarder pro-perëndimor, Petro Poroshenko zgjidhet president më 25 maj.
KRIMEJA E ANEKSUAR, REBELIMI SEPARATIST NË LINDJE
Më 26 shkurt, prorusët dhe proukrainasit përballen në Simferopol, kryeqyteti i Krimesë, republikë autonome dhe rusofone në jug. Parlamenti i Krimesë zgjedh një qeveri të re lokale në gadishullin ku u vendosën njerëzit e vegjël të gjelbër me uniformë pa simbole. Vladimir Putin do të pranonte më vonë se bëhej fjalë prë ushtarë rusë.
Më 1 mars, Parlementi rus i hap Vladimir Putinit dritën e gjelbër për dërgimin e trupave në Ukrainë, një autorizim i anuluar në fund të muajit qershor.
Më 16 mars, një referendum vendos aneksimin e Krimesë në Federatën e Rusisë, ligjëruar dy ditë më pas nga Moska.
Ky aneksim dënuar nga Kievi dhe Perëndimorët shkaktoi krizën më të rëndë diplomatike mes perëndimorëve dhe rusëve që prej rrëzimit të ish-Bashkimit Sovjetik.
Më 6 prill, në lindjen ukrainase kufi me Rusinë, manifestuesit prorusë pushtojnë ndërtesat zyrtare në Karkiv, Donetsk dhe Lugansk. Ukraina, që akuzoi Moskën po kërkon ta pushtojë për ta shpërbërë, ndërmori një operacion antiterrorist.
Më 11 maj, banorët e rajoneve të Donetskut dhe Louganskut votuan "po" masivisht në një referendum për pavarsinë, gjykuar i paligjshëm nga Kievi dhe Perëndimorët.
Më 17 korrik, një Boeing i kompanisë ajrore "Malaysia Airlines" rrëzohet në zonën rebele, ku si pasojë humbën jetën 298 persona.
Bashkimi Evropian dhe SHBA riforcuan sanksionet kundër Rusisë, akuzuar për mbështetje të separatistëve.
Sipas OKB-së, konflikti ka shkaktuar më shumë se 4 100 të vdekur që prej muajit prill.
NJË MARRËVESHJE ARMËPUSHIMI
Më 5 shtator, pas një sërë fitoresh të separatistëve, ndihmuar nga ushtarët rusë, sipas akuzave të perçndimorëve, Kievi dhe rebelët nënshkruan në marrëveshje armëpushimi në Minsk, me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Në mes të muajit tetor, takimet mes presidentëve, Poroshenko dhe rus, Vladimir Putin dhe drejtuesve evropianë dështuan për gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit dhe luftimet e përgjakshme vazhdojnë në disa pika të nxehta, veçanërisht në aeroportin e Donetskut.
Më 12 nëntor, NATO konfirmon se autokolonat ushtarake ruse të armatosura rëndë kanë hyrë në lindje të Ukrainës, akuza të cilësuara si përçartje nga Moska. Kievi u shpreh se po përgatitej për luftime ndërkohë që OKB dyshon për një rikthim të një lufte totale.
ZGJEDHJE TË NDARA
Më 26 tetor, kampi pro-perëndimor fiton gjerësisht në zgjedhjet legjislative të parakohshme, të bojkotuara nga separatistët.
Më 2 nëntor, rajonet separatiste organizuan zgjedhjet e tyre, dënuar nga Kievi dhe Perëndimorët si pengesa më e madh për procesin e paqes.
Rusia u shpreh se do të njihte rezultatin. Më 15 nëntor, pushteti ukrainas urdhëron mbylljen e të gjitha shërbimeve publike në rajonet nën kontrollin e separatistëve prorusë.
Në po të njëjtën ditë, drejtuesit perëndimorë rezarvojnë një pritje të ftohtë për Vladimir Putinin në samitin e G20-s në Brisbane (Australi).
Presidenti rus lë para kohës së parashikuar samitin.