/ATSH-AFP/ - OKB-ja akuzoi sot forcat ukrainase dhe rebelët prorusë se praktikojnë torturën kundër civilëve në lindje të Ukrainës, që është pre e një konflikti të përgjakshëm prej tetë muajsh.

Në një raport të ri të të Drejtave të Njeriut të publikuar sot, OKB-ja kritikon gjithashtu një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve të 5,2 milionë banorëve që gjenden në zonën e konfliktit, në mes të dimrit, dhe që jetojnë në shtëpi pa ujë dhe pa ngrohje, pasi luftimet kanë dëmtuar instalimet përkatëse.
"Situata bëhet shumë e komplikuar për popullsinë mbi të gjitha për personat e moshuar, fëmijët dhe ata që janë marrë nën kujdesjen e institucioneve publike ku shumica janë në limitet e mbijetesës", sipas këtij raporti.

OKB-ja akuzon rebelët se kanë krijuar një "shtet kriminel" në pjesën që kontrollon në rajonet industriale të Donetskut dhe Luganskut me mbështetje të luftëtarëve të huaj. Një referencë ndaj trupave ruse që Moska e mohon praninë e tyre në terren.

Konflikti në lindje të ukrainës ka bërë 4 600 të vedekur që prej mesit të prillit, sipas bilancit të fundit të OKB-së.