Teksa thuhet se ligjet janë të njëjta për të gjithë, të pasur dhe të varfër, ekziston edhe dyshimi për këtë.
Por në Ukrainë, ajo që është e dyshimtë është e kthyer në normë. Vendi i dënimit varet nga burimet financiare të disponueshme...
I mbipopulluar, madje me12 të burgosur në disa metra katrorë qeli, ku si banjë mjafton një vrimë në dysheme, burgu famëkeq 160-vjeçar Lukyanivska gjithashtu ka qeli të rinovuara por që sidoqoftë duhet të paguash për të kaluar dënimin aty, sidomos në këtë kohë pandemie nga koronavirusi.
Të kalosh nga vrimat-qeli me kolibakterie prej fekaleve dhe shpërthimeve të Covid-19 deri në qelitë më të përshtatshme, hapi nuk është i shkurtër dhe kalon përmes pagesës së qirasë: 75 dollarë për një natë, 300 për një javë, 450 dollarë për një muaj.
Asgjë e paligjshme, të paktën në Ukrainë, pasi ky rregull është vendosur nga Ministria e Drejtësisë.