UKRAINE- Parlamenti ukrainas ka aprovuar ligjin e amnistisë, me abstenim të forcave të opozitës. Aprovimi i kësaj amnistie, do të mundësojë lirimin e protestuesve antiqeveritarë dhe u aprovua pas disa negociave të njëpasnjëshme. Ndërsa arrestimet e protestuesve, ishin bërë gjatë rrëmujave që ndodhën në Kiev në këto javët e fundit. Tashmë mendohet se pas aprovimit të këtij ligji, do të kemi një lehtësim të tensioneve të krijuara në vend.
Ditën e mërkurë militantët e partisë ultranacionaliste të Svoboda-s tentuan të bindin grupin e ekstremit të djathtë "Spilna Sprava" që të lirojnë Ministrinë e Bujqësisë, të zaptuar disa ditë më parë nga protestuesit.
Rrëmujat kanë nisur me hedhje granatash dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë nga 3 deri në 6 të plagosur.
Ndërsa ditën e martë Yanukovich pranoi dorëheqjen e kryeministrit të vendit dhe Parlamenti ukrainas shfuqizoi 9 nga 12 ligjet anti-protestë, të cilat ishin miratuar më 16 janar. Shfuqizimi i tyre u miratua me 361 vota pro, nga 226 që nevojiteshin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com