MOSKË, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ - Verhovna Rada (parlamenti ukrainas - shën. përkth.) i hoqi sot titullin "president" filorusit Viktor Janukoviç, njoftoi media lokale.
Në favor të këtij vendimi votuan 281 deputetë ose 55 më shumë nga numri i kërkuar nga ligji.
Presidenti aktual properëndimor, Petro Poroshenko, i cili historikisht është presidenti i pestë i shtetit të pavarur të Ukrainës, bëhet zyrtarisht shefi i katërt i shtetit në radhë.
Janukoviç u largua në Rusi një vit më parë, pas protestave në sheshin "Maidan"./
a.jor.