KIEV- Parlamenti ukrainas sapo ka votuar për hetimin e Presidentit, Viktor Janikoviç, ndërsa ka vendosur datën 25 maj si ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Ukrianë.

Dje parlamanti votiai edhe shfuqëzimin e ligjit që dënoi me burgim ish-kryeministren Julia Timoshenko.

Gjithashtu, është votuar edhe shkarkimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, Vitali Zakharchenko për akuzat e vrasjes së protestuesve.
 
Këto ligje janë votuar nga parlamenti ukrainas 3 orë pasi Presidenti Viktor Janukoviç dhe liderët e opozitës nënshkruan marrëveshjen e përpiluar nga BE-ja për t’i dhënë fund krizës 3 mujore në Ukrainë  për shkak të refuzimit të një ligji nga ana e presidentit që forconte marrëdhëniet tregtare me vendet e BE-së.
 
ORA 16:00, JANUKOVIÇ DHE LIDERëT E OPOZITES NENSHKRUAJNE MARREVESHJEN E BE, I JEPET FUND KRIZES POLITIKE
Presidenti ukrainas Viktor Janukovych dhe liderët e opozitës kanë nënshkruar marrëveshjen e përpiluar nga BE-ja për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Marrëveshja ka pësuar lajmërimin nga ana e Presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në Ukrainë, 3 muaj pas fillimit të protestave të dhunshme që kanë shkaktuar rreth 100 viktima dhe 500 të plagosur. Zgjedhjet e parakohshme presidenciale, sipas informacioneve që japin mediat ndërkomëtare, do të mbahen para përfundimt të vitit. 

Sipas mediave të huaja, të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin dy ministra të Jashtëm, ai polak, Radoslaw Sikorski dhe ai gjerman, Frank-Walter Steinmeier. 

PIKAT E MARRËVESHJES
Në bazë të marrëveshjes, brenda 48 orësh do të miratohet dhe firmoset një ligj i cili kthen në fuqi Kushtetutën e vitit 2004, e cila limiton fuqitë e presidentit dhe rrit autoritetin e parlamentit. 10 ditë më vonë do të formohet dhe një qeveri uniteti.

Një ndër pikat e rëndësishme të marrëveshjes së nënshkruar është dhe hetimi mbi aktet e dhunës së ushtruar gjatë protestave anti-qeveritare.

Në marrëveshje gjithashtu shkruhet se pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re, do të mbahen dhe zgjedhjet e parakohshme presidenciale, jo më vonë se muaji dhjetor i këtij viti. 

Të gjitha armët e paligjshme duhet t’i kthehen Ministrisë së Brendshme brenda 24 orësh, pas këtij afati, të gjithë personat që kapen me armë të jashtëligjshme do të arrestohen në bazë të ligjit ukrainas.

Ndërkohë, gjatë paradites së të premtes, parlamenti ukrainas votoi në favor të amnistisë për të gjithë protestuesit e arrestuar që prej muajit nëntor, muaj në të cilin filluan dhe protestat në vend.

ORA 09:00 PRESIDENTI SHAPLL ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË UKRAINË
Presidenti i Ukrainës Viktor Janukovich, ka shpallur zgjedhje e parakohshme dhe një rikthim në Kushtetutën e vitit 2004 që i vendos limite fuqive presidenciale, për të nisur edhe me procesin e krijimit të një qeverie të re të Unitetit Kombëtar.

Kjo deklaratë e tij vjen pas një nate të gjatë konsultimesh mes Presidentit ukrainas, përfaqësuesve të opozitës dhe delegacionit të Bashkimit Europian, me qëllim për të ndalur dhunën që ka përfshirë Ukrainën që prej tre muajsh.

Dita e djeshme ka qenë më e përgjakshmja në Kiev, një luftë ku flitet të ketë shkaktuar deri më tani 100 të vdekur, por Ministria e Shëndetësisë vendase, ka deklaruar zyrtarisht 77 viktima, ndërsa të plagosurit janë rreth 500. 

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë dëgjuar sërish të shtëna me armë zjarri. Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, disa protestues që ndodhen në shesh kanë qëlluar me armë përballë Parlamentit të Kievit ku po zhvillohet seanca parlamentare

Redaksia online 
(v.gj/shqiptarja.com)