KIEV - Pesë civilë, dy prej të cilëve fëmijë, u vranë pas një bombardimi në Gorlivkas, një qytet i mbajtur nga separatistët prorusë në lindje të Ukrainës, njoftuan sot autoritetet lokale.
Sipas autoriteteve lokale, 12 civilë janë plagosur si pasojë e këtyre bombardimeve, origjina e të cilave nuk dihet dhe që kanë ndodhur dje në mbrëmje në një lagje residenciale në këtë lokalitet , rreth 30 kilometra në veri të Donetskut, bastion i separatistëve.
Më parë, autoritetet ukrainase kishin njoftuar vdekjen e tre ushtarëve të tjerë në luftimet mes ushtrisë dhe rebelëve duke e çuar në shtatë numrin e ushtarëve të vrarë në 24 orët e fundit./ATSH/