Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka lajmëruar se marrëveshja e paqes për të cilën u ra dakord të enjten në Minsk të Bjellorusisë është në ‘rrezik të madh’, pas luftimeve të ashpra që po zhvillohen pikërisht në prag të armëpushimit që hyn në fuqi në orën 12:00 të mbrëmjes së sotme.
Në një dalje për mediat, Poroshenko ka akuzuar Rusinë se po rrit qëllimisht ofensivën e saj në Ukrainën lindore, pavarësisht marrëveshjes së arritur.
Shpërthime të rënda janë dëgjuar orët e para të mëngjesit. Ndërkaq, beteja të ashpra janë zhvilluar në Debaltseve, një qytet ukrainas i rrethuar nga forcat rebele. Dhjetëra persona thuhet të kenë vdekur në luftimet e një dite më parë në Ukrainën Lindore, ndonëse nuk është e qartë se kush qëndron pas tyre, pasi të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën.
Nisur nga situata e krijuar, nesër pritet të mbahet një sesion urgjent nga Këshilli i Sigurimit në OKB. Ndërsa udhëheqësit europianë kanë kërcënuar Rusinë se do të përballet me sanskione më të ashpra nëse nuk respekton marrëveshjen e fundit për paqe.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO