KIEV - Vazhdojnë protestat paqësore, pro-Bashkimit Europian në Kiev. Gati 5.000 persona kanë pushtuar sheshin, ku në shesh kanë performuar edhe grupe muzikorë të vendit dhe herë pas here e ka marrë fjalën edhe ndonjë eksponent i opozitës.
Dhjetëra persona të armatosur me shkopa, apo mjete të tjera të forta, pothuajse nuk janë më në mes të protestuesve. Ndërkohë që policia ka rrethuar të gjithë zonën e ashtuquajtur të rrezikshme, në kryeqytetin ukrainas.
Protestuesit nisën protestat e tyre pas apelit të opozitës dhe kreut të saj Vitali Klitschko, kundër vendimit të presidentit Viktor Yanukovich për të ndaluar procesin e integrimit të Ukrainës në BE.
Ndërkohë sipas të përditshmes gjermane Bild, Vitali Klitschko, rrezikon burgun, me akuzën për përpjekje për grusht shteti. Ditën e djeshme protestuesit sulmuan selinë e qeverisë ukrainase, duke iu drejtuar edhe pallatit të presidentit ndërsa një grup tjetër protestuesish rrëzuan dhe thyen statujën e Leninit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com