KIEV - Protestuesit ukrainas janë larguar nga Ministria e Drejtësisë në Kiev, vetëm disa orë pasi ministrja e Drejetësisë, Elena Lukash kërcënoi se do të kërkonte vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Një zëndhënës i protestuesve tha se ata nuk donin të provokonin autoritetet, megjithatë dhjetëra protestues qëndrojnë jashtë ministrisë duke mos lejuar njeri të futet brenda.
Grupe të ndryshme protestuesish kanë morrë kontrollin e disa ministrive në vend si ajo e Energjitikës apo e Bujqësisë dhe kanë sulmuar godinat e bashkive në disa vende të Ukrainës.
Protestat në vend u përshkallëzuan pas vdekjes së 4 aktivistëve. Kriza që ka pushtuar Ukrainën nisi në muajin nëntor kur presidenti Viktor Yanukovych vendosi të mos nënshkruajë marërveshjen e tregtisë me BE-në.
PROTESTUESIT MARRIN NËN KONTROLL MINISTRINË E DREJTËSISË
Protestuesit në kryeqytetin e Ukrainës kanë marrë gjatë ditës së dielë, kontrollin e Ministrisë së Drejtësisë pranë sheshit Pavarësia.
Grupi aktivist i quajtur “Qëllimi i Përbashkët” mori përgjegjësinë e kësaj mësymjeje, duke postuar dhe një mesazh në rrjetin social “Facebook”. Mediat ukrainase raportojnë se asnjë person nuk u plagos gjatë marrjes së kontrollit të ministrisë.
Ndërkohë Ministrja e Drejtësisë, Elena Lukash tha se do të kërkonte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse protestuesit nuk largoheshin nga ndërtesa e institucionit.
Sipas agjensisë së lajmeve AFP, protestuesit nuk hasën rezistencë në momentin që hynë në ministri. Grupi aktivist “‘Qëllimi i Përbashkët” është i njëjti grup i cili më herët mori kontrollin e Ministrive të Energjitikës dhe Bujqësisë. Në godinën e ministrisë së Drejtësisë ishte dhe lideri i partisë opozitare UDAR, Vitali Klitschko.
Dita e dielë filloi me një armëpushim ndërmjet palëve, ku protestuesit përforcuan barrikadat dhe vajtuan protestuesin e vdekur gjatë përleshjeve, pak ditë më parë. Demonstratat u anulluan për të lejuar zhvillimin e funeralit të të ndjerit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com