KIEV, 3 shkurt /ATSH-AFP/ - Të paktën 16 civilë janë vrarë këto 24 orët e fundit si pasojë e luftimeve proruse në Ukrainë, sipas bilanceve të njoftuara sot nga autoritetet ukrainase dhe separatistët.
Pesë civilë u vranë në rrethinat e qytetit Debaltseve, ku zhvillohen luftimet më të dhunshme, gjashtë të tjerë në bastionin separatist të Donetskut dhe pesë në rajonin e Luganskit, sipas këtyre bilanceve.
"Në Debaltseve, ku rebelët tentojnë që prej një jave të rrethojnë ushtrinë ukrainase që është vendosur aty , pesë civilë janë vrarë 24 orët e fundit", sipas autoriteteve rajonale në Kiev.
Në zonat nën kontrollin rebel, pesë civilë u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën nga bombardimet në Donetsk, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit./
/ec/










