MOSKË, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ - Separatistët prorusë në lindje të Ukrainës konfirmuan se do të respektonin armëpushimin, që fillon sonte në mesnatë, sipas marrëveshjes në Minsk, por do të reagonin në rast se ai do të shkelej.
"Aktualisht, bazohemi në atë çfarë u firmos në Minsk. Megjithatë, në rast se marrëveshja nuk respektohet, do të reagojmë", deklaroi Denis Pushilin, një nga organizatorët e rebelimit.
Separatistët ftuan gjithashtu Kievin në inicimin e një dialogu mbi ndryshimet kushtetuese, që parashikon autonomi për lindjen ukrainase./ a.jor.








