KIEV- Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Olexandr Turchynov ka shtyrë për ditën e enjte formimin e qeverisë së unitetit. Sipas tij, shtyrja u bë për të pasur më shumë kohë për konsultime pasi duhej të zgjidhet një koalicion qeverisës në të cilin të ketë besim i gjithë populli ukrainas.
Ndërkohë, ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko, e cila u lirua nga burgu ditën e shtunë hodhi poshtë mundësinë për t’u bërë kryeministre e ardhshme e vendit.
Duke folur para parlamentit, Turchynov paralajmëroi se separatizmi është një kërcënim serioz për vendin. Kjo pasi disa zona pro-Ruse si Crimea kanë protestuar pas rrëzimit nga pushteti të ish-presidentit Viktor Yanukovych. Parlamenti ukrainas votoi ditën e shtunë për të larguar nga detyra ish-presidentin.
Ndërkohë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe William Hague dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të takohen në Washington për të diskutuar rreth emergjenzës financiare në Ukrainë.
Më shumë se 100 persona mbetën të vdekur dhe mbi 600 të plagosur gjatë protestave në Ukrainë, të cilat filluan në muajin nëntor të vitit të kaluar, pasi ish-presidenti Janukoviç refuzoi të nënshkruajë një marrëveshje tregtare me BE.
CATHERINE ASHTON:MBËSHTESIM INTEGRIMIN E UKRAINËS
Gjatë takimit të ditës së hënë, më 24 shkurt, me Presidentin e përkohshëm ukrainas,Turchynov, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Catherine Ashton, shprehu mbështetjen e BE për vendimet e marra nga Parlamenti ukrainas dhe të ardhmen e vendit. Sipas saj është shumë e rëndësishme të dërgohet një mesazh i qartë për integritetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Baronesha Ashton shtoi se qeveria e re duhet të hartojë sa më shpejt një plan për nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com