Ukraina po përpiqet të thyejë rrethimin rus në Pokrovsk, në rajonin lindor të Donetskut. Inteligjenca e Ukrainës Drejtoria kryesore e Inteligjencës (GRU) ka nisur një kundërofensivë, ka raportuar televizioni publik Suspilne, i cili megjithatë konfirmon tashmë viktimat e para.
Njëmbëdhjetë komandot e forcave speciale janë zbuluar teksa po zbrisnin nga një helikopter dhe janë vrarë nga forcat ruse, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Moskës. Në operacionin për çlirimin e zonave të konsideruara strategjike po marrin pjesë disa helikopterë.
Sipas Suspilne, edhe vetë shefi i GRU-së, Kirilo Budanov, ndodhet në terren për të mbikëqyrur sulmin. Rusët kanë grumbulluar rreth 170.000 ushtarë në këtë zonë, ndërsa Moska pretendon se forcat e saj kanë arritur të rrethojnë disa batalione ukrainase në qytet, ku trupat ruse po përparojnë drejt stacionit hekurudhor.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pranuar se situata në Pokrovsk është e vështirë, por ka mohuar që trupat ukrainase të jenë të rrethuara.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulmi i Rusisë në Pokrovsk, Ukraina vë në provë rezistencën e saj! Moska lëshon nëndetësen që mund të mbajë dronin bërthamor Poseidon









