Të paktën 22 civilë u vranë në 24 orët e fundit nga goditjet me mortajë në bastionin rebel të Luganskut, të rrethuar nga ushtria ukrainase dhe e përballur me një situatë humanitare kritike, njoftoi një përfaësues i administratës rajonale.
"Në 24 orët e fundit, sipas informacioneve provizore, 22 banorë të Luganskut u vranë. Bëhet fjalë për sulme me mortajë nga lagjet lindore të qytetit. Një autobus, një dyqan dhe shumë godina banesash janë prekur", njoftoi ky përgjegjës që preferoi të mos identifikuar.

Bashkia e Luganskut nga ana e saj deklaroi se ka gjithashtu shumë të plagosur pas bombardimeve.

Nuk është e mundur për momentin se cila nga palët është në origjinë të këtyre sulmeve.

Në një raport në fund të qershorit, OKB-ja akuzon separatistët si dhe forcat ushtarake ukrainase se përdorin armë të rënda në zona të banuara./ATSH/