DONETSK (Ukrainë), 20 gusht /ATSH-AFP/ - Të paktën 34 civilë janë vrarë në 24 orët e fundit si pasojë e luftimeve mes rebelëve prorusë dhe ushtrisë ukrainase në rajonin e Donetskut dhe 29 të tjerë janë plagosur, njoftoi sot departamenti shëndetësor në administratën rajonale.
"Gjatë 24 orëve të fundit, 34 banorë të rajonit janë vrarë si pasojë e luftimeve dhe 29 të tjerë janë plagosur", sipas shifrave të administratës rajonale./
/ec/