KIEV - Tre ushtarë ukrainas u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e luftimeve me rebelët prorusë në lindje të Ukrainës, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak.
"Separatistët kanë bombarduar me ndihmën e raketahedhësve dhe mortajave pozicionet e ushtrisë ukrainase në lagjet në verilindje të portit strategjik të Mariupolit, në brigjet e detit Azov", shtoi Andri Lyssenko.
Të martën, shtatë civilë, të cilët merrnin pjesë në një ceremoni mortore u vranë nga bombardimet në këtë zonë.
Pavarësisht vendosjes së armëpushimit më 5 shtator, luftimet, edhe pse janë më të pakta, vazhdojnë në disa zona të nxehta, si në aeroportin e Donetskut./ATSH/
/Shqiptarja.com