UKRAINE- Një tren në Ukrainë ka përplasur një autobus duke marrë jetët e të paktën 13 personave dhe duke plagosur 7 të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Sumy, ku sipas zyrës së prokurorit të zonës, autobusi injoroi semaforët dhe qëndronte mbi hekurudha.
Vetë treni udhëtonte nga qyteti i Kharkiv për në Vorozhba.
Përplasja ishte aq e fortë sa autobusi u nda më dysh dhe u mor zvarrë për disa metra. Të plagosurit u nisën menjëherë drejt spitalit, ndërkohë që një komision special hetimor është nisur nga kryeqyteti i Kievit drejt vendngjarjes.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve. Ai i kërkoi qeverisë të hetojë shkakun e kësaj tragjedie dhe të merren të gjitha masat për të parandaluar që aksidente të tilla, të përsëriten në të ardhmen.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com