LUGANSK, 14 gusht /ATSH-ANSA/ - Forcat qeveritare ukrainase rrethuan sot qytetin e Luganskut, bastion i separatistëve prorusë dhe rimorën kontrollin e rrugës që lidh qytetin me kufirin rus, deklaroi zëdhënësi iKëshillit Kombëtar të Sigurisë për Ukrainën, Andrei Lysenko. Gjithashtu komandanti i separatistëve prorusë, Igor Strelkov i vetëshpallur si ministër i Mbrojtjes i popullit të Republikës së Donetskut dha dorëheqjen. "Në total 839 civilë janë vrarë dhe 1 623 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftimeve mes trupave qeveritare dheseparatistëve në mars, pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë në Ukrainë", thanë zyrtarët e shëndetit publik. Qeveria ukrainase i ka përcaktuar separatistët si "terroristë". Gjithashtu sot, presidenti rus, Vladimir Putin u tha deputetëve se Rusia do të bëjë çdo gjë të mundshme për t'i dhënë fund sa më shpejt konfliktit në Ukrainën Lindore./ /l.q/ a.jor.