Djali i vogël i presidentit ukrainas prorus, Viktor Janukovitç humbi jetën në një aksident në Rusi duke udhëtuar me një minibus që drejtonte mbi liqenin e ngrirë të Bajkalit, njoftoi sot partia e tij dhe zyrtarët ukrainas.
"I martuar dhe baba i një djali, Viktor Janukovitch, i cili mban të njëjtin emër me të atin, 33 vjeç humbi jetën në mënyrë tragjike", theksoi Partia e Rajoneve duke konfirmuar zërat për vdekjen e tij që qarkullonin në media që prej ditës së djeshme.
"I apasionuar pas sportit të makinave, djali i ish-presidentit, i cili po drejtonte një minibus me pesë pasagjerë në bord, po udhëtonte mbi liqenin e ngrirë të Bajkalit", theksoi deputeti Anton Guerachtchenko, këshilltar i ministrit ukrainas të Brendshëm.
"Pasagjerët kanë arritur të dalin nga makina, por Viktor, i cili po drejtonte automjetin nuk ka pasur kohë të zgjidhte rripin e sigurimit", theksoi ai duke cituar burime në Rusi.
Presidenti, Viktor Janukovitç u rrëzua nga Parlamenti në muajin shkurt 2014 pas tre muajsh kontestash pro-evropiane në qendër të Kievit./atsh/
.
/Shqiptarja.com