UKRAINE- Një lider ultra-nacionalist ukrainas u qëllua për vdekje ditën e djeshme në Rivne të Ukrainës. Ministria e Brendshme ukrainase konfirmoi se Oleksandr Muziçko, i njohur ndryshe si Sashko Bili vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në një lokal ku ndodhej së bashku me tre truprojat e tij.
Sipas raportimeve të policisë, viktima u qëllua 3 herë në gjoks dhe 2 herë në këmbën e djathtë.
Muziçko ishte lideri i Sektorit të djathë, një grupim me prirje neo-naziste, i cili ka qenë tepër aktiv gjatë protestave në Ukrainë.
Ndërkohë, parlamenti ukrainas pranoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Ihor Tenjuk, i cili u akuzua për paaftësi në përballimin e krizës në Krime.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com