UKT, Braçe: I papranueshëm
sulmi i Kokëdhimës ndaj Veliajt

UKT, Braçe: I papranueshëm<br />sulmi i Kokëdhimës ndaj Veliajt
TIRANE - Të papranueshëm e ka vlerësuar Erion Braçe sulmin e gazetës së deputetit Koço Kokëdhima ndaj kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, sulm i cili u bë hapur përmes "Shekullit" menjëherë pas shkarkimit të drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës Nerian Gjojdeshi, njeriu i afërt i deputetit të Vlorës. I ftuar në emisionin "45 minuta" në Report TV, kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë tha se kryebashkiaku u sulmua në mënyrë të padrejtë për një vendim korrekt që mori pas mbifaturimeve që ju bënë qytetarëve të kryeqytetit nga Ujësjellësi. Ky rast, të cilin deputeti socialist e quan skandaloz, duhet të hetohet nga organet kompetente të drejtësisë dhe nuk duhet të mbyllet vetëm me shkarkimin e drejtorit.

"Nuk ka qenë një marrëdhënie spontane, dhe nuk kanë qenë rastësisht pensionist, një drejtor që për të rritur performancën e ndërmarrjes, të lejojë, urdhërojë apo tolerojë mbifaturim. Prandaj kam kërkuar impenjimin e të gjitha institucioneve për ta hetuar këtë rast, nuk mund të kalojë vetëm me shkarkimin e një drejtori. Duhet hetuar çdo praktikë abuzive që të mos përsëritet më ky rast i mbifaturimit. Në mënyrë të padrejtë nga faqet e një gazete sulmohet kryetari i bashkisë së Tiranës, për një gjë që e ka bërë vërtet drejt dhe duhet ta kishte bërë më herët, se sinjale ka pasur dhe më herët për mënyrën e drejtimit të ndërmarrjes së Ujësjellësit. Nëse deputeti është përfshirë në këtë histori kjo është akoma më e papranueshme. Rasti ishte skandaloz që cënon shumë rëndë interesin publik. E quaj të papranueshme edh e sikur deputeti të mos ketë dorë në politikën editoriale të gazetës. Një njeri që ka vëmendje mbi çdo aktivitet të tij natyrisht që nuk duhej ti shpëtonte ky rast ", tha ai.

Në mbledhjen e së hënës të grupit parlamentar socialist, ishte deputeti Pjerin Ndreu i cili shfaqi hapur shqetësimin për sulmin që Kokëdhima i bërë kryebashkiakut Veliaj, duke e quajtur një "turp". Braçe rrëfen se ka ndrë të njëjtin qëndrim me Ndreun para nisjes së grupit, poër që për shkak të rrjedhës që mori mbledhja me debatin e fortë mes Ramës e Blushit, nuk pati mundësinë të shfaqte kritikat e tij.

I pyetur nëse do të ketë tentativa për të shuar konfliktin Kokëdhima-Veliaj, Braçe përgjigjet:

As duhet të ketë konflikt fare. Kryetari i bashkisë është në detyrën e tij. E quaj të papranueshme që deputeti të sulmojë për raste politike të njëanshme. Reagimi ndaj një institucioni që përpiqet në përputhje me ligjin, s'mund të sulmohet nga pozita dhe interesa individuale që nuk plotësojnë interesat e qytetarëve.

Deputeti Koço Kokëdhima shpesh është quajtur si beu i jugut, apo superdeputeti, porpër Braçen këto etiketime nuk qëndrojnë.

"Unë nuk e shoh si "superdeputet", unë jam kryetar i Komisionit të Ekonomisë, dhe ai aty si anëtar nuk vjen asnjëherë. Ashtu siç në sallën e kuvendit për fat të mirë, komisioni i Ekonomisë ka mbajtur 70 % të debateve në kuvend, për fat të keq Kokëdhima ka mbajtur, ose pak, ose fare fjalë", - shprehet deputeti i Partisë Socialiste.

Gjithashtu Braçe ka folur në "45 minuta" edhe për incidentin më të fundit ndodhur në Elbasan mes deputetit Blushi dhe anëtarëve të Partisë Sociliste në sallën e Pallatit të Sportit për ndarjen e kartave të reja të anëtarësisë. Braçe rrëfen një detaj interesant kur thotë se pak para nisjes së takimit, kryeministri Edi Rama i ka dhënë dorën deputetit Ben Blushi, për t'i dhënë mesazhin sallës që kundërshtoi prezencën e socialistit, se ky takim nuk kishte në thelb betejën mes dy njerëzve.

"Unë dje mësova që deputeti Blushi ka hyrë vetëm në sallë dhe të tjerët kanë qëndruar jashtë për të pritur kryeministrin, zëvendëskryeministrin e pjesëmarrësit e tjerë. Kryetari i PS-së me të mësuar këtë fakt ka hyrë brenda i ka dhënë dorën në prezencë të të gjithëve për t'i dhënë mesazh gjithë sallës. Që para se të hynin kryeministri e të ftuarit në sallë, të pranishmit e kishin dhënë reagimin e tyre ndaj Blushit. Rama i dha dorën për të dhënë mesazhin që nuk kemi ardhur me mesazhin për betejë mes dy njerëzve. Duhet të kuptojmë që ka një specifikë të atij deputeti me atë komunitet atje, e që përgjegjësia duhet parë tek deputeti. Ashtu siç Balla i ka kërkuar gjithë sallës ta dëgjojnë me vëmendje. Është prishur gjithë axhenda e takimit, i është dhënë fjala zotit Blushi, është çuar zoti Balla dhe ka nxjerrë 2-3 persona jashtë nga salla. Më tej pati shkëmbim agresiv opinionesh brenda sallës ku zhvillohej takimi, në Pallatin e Sportit", - tha Braçe.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë bëri me dije se i ka dorëzuar një propozim LSI përsa i përket ndryshime në ligjin mbi koncesionet. Sipas Braçes, Parlamenti nuk duhet të përfshihet për ta ratifikuar koncesionin, por Komisioni i Ekonomisë të mbikqyrë nga afër që në nisje marrëveshjen e partneritetit publik – privat.

Intervista ne emisionin "45 Minuta" ne Report TV

Çfarë po ndodh në PS?

Asgjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Është normalitet në PS të ketë debat dhe tone të ngritura dhe çdo gjë të zgjidhet qetësisht në fund fare.

Ishte normale sjellja ndaj deputetit Blushi në Elbasan?
Kam dëgjuar shumë versione për të. Kam lënë seancën e Kuvendit për ta ndjekur live atë që ndodhi në Elbasan. Pastaj kam dëgjuar versionin e deputetit Blushi pas aktivitetit, kam dëgjuar edhe sqarimet dje në grupin parlamentar në PS nga kolegët. Kam marrë dhe informacion nga kolegët deputetë në komisionin tim. Ashtu si cilido tjetër prezent në atë ambiente publik edhe unë do preferoja të dëgjohesha, të pyetesha e të debatoja me cilindo që mendon ndryshe nga ne, në një sallë jo fort komode për shkak të madhësisë së saj dhe prezencës shumë të madhe në sallë.  Për ne që jemi ofiqarë në PS kur dalim të flasim para një turme duhet të mendojmë së pari për ata, jo për veten dhe ambicien tonë, që do të thotë para asaj salle shumica jonë do të japë llogari, të jetë e përulur, jo agresive.

Këtu fut edhe Blushin?
Pa diskutim, kur fus veten time nuk llogaris asnjë njeri.

Kur flet para saj salle duhet të kesh në radhë të parë hallet e atyre njerëzve dhe në fund fare duhet të mendosh për ambicien tënde apo interesat e tu. Është i papranueshëm një reagim i tillë,që mos të lejohet tjetri të thotë mendimin e tij, ashtu siç është e papranueshme që nga fuqia që më jep mikrofoni të sulmoj cilindo në atë sallë dhe të hakmerrem për sjelljen e tjetrit përmes mikrofonit. Na takon ne ofiqarëve të jemi të përulur ndaj atyre që na sollën në pushtet.

Unë dje mësova që deputeti Blushi ka hyrë vetëm në sallë dhe të tjerët kanë qëndruar jashtë për të pritur kryeministrin, zëvendëskryeministrin e pjesëmarrësit e tjerë. Kryetari i PS-së me të mësuar këtë fakt ka hyrë brenda i ka dhënë dorën në prezencë të të gjithëve për t'i dhënë mesazh gjithë sallës. Që para se të hynin kryeministri e të ftuarit në sallë, të pranishmit e kishin dhënë reagimin e tyre ndaj Blushit. Rama i dha dorën për të dhënë mesazhin që nuk kemi ardhur me mesazhin për betejë mes dy njerëzve. Duhet të kuptojmë që ka një specifikë të atij deputeti me atë komunitet atje, e që përgjegjësia duhet parë tek deputeti. Ashtu siç Balla i ka kërkuar gjithë sallës ta dëgjojnë me vëmendje. Është prishur gjithë axhenda e takimit, i është dhënë fjala zotit Blushi, është çuar zoti Balla dhe ka nxjerrë 2-3 persona jashtë nga salla. Më tej pati shkëmbim agresiv opinionesh brenda sallës ku zhvillohej takimi, në Pallatin e Sportit. PS duhet të forcojë më tej kulturën e të dëgjuarit, të forcojmë brenda vetes kulturën e respektit brend anëtarëve të PS pavarësisht çfarë ai mendon.
 
Nuk mund të bëhet fjalë për lincim në dritën e atyre gjërave që unë kam mësuar për ngjarjen në Elbasan. Unë jam një nga deputetët që çdo javë jam në zonën time elektorale, nuk ka rast ku unë të jem atje dhe të mos has kundërshtinë e cilitdo socialisti ose jo në zonën time elektorale, kanë halle të jashtëzakonshme. Unë shkoj për çdo javë, mendo të shkoja në dy vjet.

Edhe në mbledhjen e grupit tonet ishin të ashpra...
Tonet kanë qenë të larta por jo të ashpra dhe gjithçka nisi duke u tensionuar vetëm në një pikë në akuzën e Blushit përkundrejt grupit parlamentar të PS, në mënyrë të përsëritur, akuza për fat të keq në një linjë. Ai tha se grupi i PS është i mbushur me kriminelë, në mënyrë të përsëritur për mua fyese, Blushi foli për një grup parlamentar ku ka më shumë pistoleta se sa diploma, ku më shumë dihet të përdoret pistoleta sesa të lexohen libra. Këto tensionuan situatën brenda PS. Është e disata herë ku ne nuk diskutojmë normalisht, se tonet e zotit Blushi kanë qenë tejet agresive dhe jashtë etike. Ngjarja në media është kufizuar vetëm mes Blushit dhe kryetarit Rama, por reagime nga deputetët pati shumë, ka reaguar zonja Kodheli që u sulmua në mënyrë të habitshme nga grupi parlamentar.

Blushit ju kërkua të identifikonte kriminelët mes nesh, dikujtve i tha se kam me ju, se kam me ty...në momentin që sulmon një grup parlamentar të tërë, natyrisht që edhe unë ndihem i prekur. Dhe të konsumohet më shumë se gjysmë ore për t'i treguar këta element kriminal dhe të marr si përgjigje pyetjen "pse votuat në parlament një ligj për dekriminalizimin?" kjo ishte e tepërt.

Deputetë të tjerë janë përjashtuar...
Në parlamentin e Shqipërisë kam parë edhe me shkollë edhe pa shkollë, edhe profesor edhe studentë. Nuk kam parë kurrë që një grup parlamentar të ketë pasur standardin e mbajtjes së qëndrimit kundrejt çdo deputeti që shkel ligjin. Në atë grupin tjetër parlamentar ka pasur njerëz që kanë qëlluar njerëz dhe kurrë në atë parlament nuk është mbajtur qëndrim.

Është vendosur ky standard, që në rastin që një deputet përfshihet në një konflikt të armatosur përjashtohet nga grupi, por kjo nuk e bën grupin më të kriminalizuar, përkundrazi. Kur ka ndodhur në një grup tjetër parlamentar kjo në historinë 25-vjeçare të Kuvendit, ku partia të ketë mbajtur qëndrim kundrejt deputetit që është përfshirë në shkelje të ligjit.

Koco Kokëdhima, perplasja me kryebashkiakun Veliaj...
E vërtetë që zoti Ndreu e ka ngritur si shqetësim, e diskutuam paraprakisht para mbledhjes, për shkak se ashtu erdhën rrethanat ishte zoti Ndreu që mori guximin e foli. Rasti ishte skandaloz që cënon shumë rëndë interesin publik. Nëse Ndreun ngriti këtë shqetësim unë i shtoj dhe predispozitën e institucioneve, përfshi policinë, prokurorinë për ta hetuar këtë rast deri në fund. Nuk ka qenë një marrëdhënie spontane, dhe nuk kanë qenë rastësisht pensionist, një drejtor që për të rritur performancën e ndërmarrjes, të lejojë, urdhërojë apo tolerojë mbifaturim. Prandaj kam kërkuar impenjimin e të gjitha institucioneve për ta hetuar këtë rast, nuk mund të kalojë vetëm me shkarkimin e një drejtori. Duhet hetuar çdo praktikë abuzive që të mos përsëritet më ky rast i mbifaturimit. Në mënyrë të padrejtë nga faqet e një gazete sulmohet kryetari i bashkisë së Tiranës, për një gjë që e ka bërë vërtet drejt dhe duhet ta kishte bërë më herët, se sinjale ka pasur dhe më herët për mënyrën e drejtimit të ndërmarrjes së Ujësjellësit. Nëse deputeti është përfshirë në këtë histori kjo është akoma më e papranueshme.

Por ai është pronar i gazetës...është i orkestruar nga zoti Kokëdhima..
Më duhen prova për këtë gjë, por e quaj të papranueshme edh e sikur deputeti të mos ketë dorë në politikën editoriale të gazetës. Një njeri që ka vëmendje mbi çdo aktivitet të tij natyrisht që nuk duhej ti shpëtonte ky rast.

Do të mundohet ta shuajë njeri këtë konflikt Kokëdhima-Veliaj?
As duhet të ketë konflikt fare. Kryetari i bashkisë është në detyrën e tij. E quaj të papranueshme që deputeti për raste politike të njëanshme...S'është rasti i vetëm, zoti Vasili apo Idrizi apo cilido i apasionuar pas sportit, është e padrejtë në kurriz të taksave të qytetarëve. Reagimi ndaj një institucioni që përpiqet në përputhje me ligjin, s'mund të sulmohet nga pozita individuale që nuk plotësojnë interesat e qytetarëve.

Ju vjen keq për etiketimet ndaj Koço Kokëdhimës "superdeputeti", "beu i jugut"?
Realisht më vjen keq dhe ja kam thënë vetë zotit Kokëdhima, unë nuk e shoh si "superdeputet", unë jam kryetar i Komisionit të Ekonomisë, dhe ai aty si anëtar nuk vjen asnjëherë. Ashtu siç në sallën e kuvendit për fat të mirë, komisioni i Ekonomisë ka mbajtur 70 % të debateve në kuvend, për fat të keq Kokëdhima ka mbajtur, ose pak, ose fare fjalë. Unë nuk e shoh si superdeputet duke ndarë këto dy të vërteta për punën në Kuvendin e Shqipërisë. Të harxhosh kohë aq shumë për individë mua më duket e tepërta, se përtej tyre ka jetë në PS dhe sfidoj këdo tjetër. Proces riorganizimi në PS si këtë herë nuk është bërë kurrë në PS. Ka pasur një proces analize në çdo organizatë partie.

Ju mungon vetëm një garë, ajo për kryetarin e PS..
Garë do të kishte nëse do të kishte kandidat. E kam thënë që kjo parti nuk e ka luksin që në vitin vendimtar për reformat, të qeverisjes së saj, të ketë luksin të lë qeverisjen për të përmbushur ambicien e dikujt që nuk thotë dua të jem kryetar i partisë po dua të jem kryeministër, t'i kërkosh sot kryetarit të PS të lërë qeverisjen dhe të shpërndahet lartë e poshtë nëpër Shqipëri. Kryetari i PS përditë ka një axhendë në funksion të qeverisjes së vendit. Nuk ka delegat partie që të jetë zgjedhur duke u pyetur je me Edi Ramën apo jo, kanë zgjedhur si kanë dashur anëtarët e PS-së.

Në 19 mars do të ketë garë nëse vendoset në Kongres?
Nëse kongresi do të vendosë nëse duhet të ketë garë mes kandidatëve do të ketë, nëse do të thotë që do jetë me votë të fshehtë do të ndodhë kjo gjë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'