Ujësjellësi i Tiranës njofton të gjithë qytetarët se do të ketë ndëshkime me gjobë dhe burgim deri në tre vjet për ata lidhin apo ndërhyjnë pa leje në rrjetin e ujësjellësit për marrjen e ujit të pijshëm.
UKT ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët mbi rëndësinë që ka mos shpërdorimi dhe kursimi i ujit të pijshëm në stinën e nxehtë.
Fushata e UKT-së ka për qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët se abuzimi me ujin e pijshëm është një problem, i cili ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin normal me ujë të pijshëm të qytetit.
Për këtë arsye, gjatë këtyre javëve UKT do t'i kushtojë një vëmendje maksimale informimit të qytetarëve. Fushata e nisur nga UKT bën thirrje të gjithë konsumatorëve të jenë të kujdësshëm mbi mënyrën se si e përdorin ujin e pijshëm, duke vënë theksin tëk mos përdorimi i ujit për vaditje të tokave bujqësore.
Ja me penalitetet që parashikohen:
Sipas Kodit të “Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve” dhe Kodit Penal, neni 159, ndëshkohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, të gjithë ata që:
Lidhin apo ndërhyjnë pa leje në rrjetin e ujësjellësit për marrjen e ujit të pijshëm;
Furnizohen me ujë të pijshëm pa pasur kontratë me UKT sh.a;
Ndërtojnë objekte mbi tubacionet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve;
Përdorin ujin e pijshëm nga rrjeti i UKT-së për lavazhe, ujitjen e tokës bujqësore;
Përziejnë ujin e pusit, apo të burimeve të tjera me ujin e pijshëm të furnizuar nga UKT;
Ndërhyjnë tek ujëmatësi dhe dëmtojnë vulën e tij.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com