Në bllokun e pallateve mbrapa gjimnazit “Qemal Stafa” është ndërtuar një lidhje e re e furnizimit dhe tashmë qytetarët e kësaj zone përfitojnë një shërbim cilësor të ujit të pijshëm duke sjellë kështu uljen e humbjeve të furnizimit.
Për Shoqërinë e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës një investim i ri në rrjet quhet i papërfunduar nëse uji nuk shkon drejtpërsëdrejti tek konsumatori me të gjithë parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë. Për këtë arsye punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës kanë vendosur linja të reja edhe në rrugën “Mine Peza” duke ofruar edhe për këtë zonë cilësi më të mirë furnizimi me ujë, por edhe duke shmangur ndërhyrjet abuzive që mund t’i jenë bërë linjës gjatë rrugës.

d.gj/ Shqiptarja.com











