Në fund të vitit qytetarët që paguajnë rregullisht faturën e ujit do t’ju zbritet një pjesë e lekëve. Kjo për shkak se Bashkia e Tiranës i ka kthyer në aksionerë qytetarët dhe deri më tani Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka dalë me fitim. Sa herë që UKT do të dalë me fitim një pjesë e qytetarëve nuk do të paguajnë të gjithë ujin që harxhojnë. Gjatë inspektimit të depos së ujit në Yzberisht, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur nismën e re për faturat e ujit.
'Besoj që Ujësjellësi i Tiranës, do të jetë për herë të parë me fitim në vitin 2016 dhe për herë një pjesë të dividentit ne do ju kthejmë konsumatorëve, atyre që kanë paguar faturën. Do ju vijë e rimbursuar në faturë në fund të vitit, si një mënyrë për të thenë që kur paguajmë faturën jemi duke paguar si aksionerë të një komanie që është e të gjithëve', deklaroi Veliaj.
Veliaj theksoi se Tirana po renditet ndër qytetet që paguajnë rregullisht ujin e pijshëm siç është Përmeti apo Korca. Gjithashtu kryebashkiaku bëri të ditur se gjithë zona e Yzberishtit, Misto Mame dhe Unaza e re do të furnizohen normalisht më ujë të pijshëm.
Për zonën e Yzberishtit dhe Misto Mames, Kryetari i bashkisë tha se do të shtohen edhe kopshtet e çerdhet.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO