Bashkia e Tiranës njofton se një tjetër lagje në kryeqytet do ketë furnizim më të mirë me ujë. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përfunduar investimin në rrjetin e ujësjellësit tek "Rruga 4 dëshmorët" në kryeqytet.
Lajmin e bën të ditur vet UKT e cila shkruan “Grupet tona në terren gjatë përfundimit të investimit në rrjetin e ujësjellësit tek "Rruga 4 dëshmorët" në kryeqytet. Falë përkushtimit dhe seriozitetit të punëtorëve tanë, mundemi të japim zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur problemeve apo defekteve që ndodhin në qytet”.
Linja e re do të sjellë më shumë ujë për qytetarët, ndërsa do të eliminojë humbjet në rrjet që vinin për shkak të rrjetit të amortizuar. Po ashtu UKT punoi për spostimin e lidhjes kryesore në rrugën "Qemal Stafa", duke shmangur kështu një defekt të vazhdueshëm që ndodhte në këtë nyje.
-
Punime skandaloze te UKT/ Bashkise. Lista e shkeljeve tekniko - ligjore ne fotot e publikuara: 1) punime ne zone residenciale pa rrethuar zonen e punes. Qellimi i rrethimit eshte qe komuniteti te jete Safe. Ne ato gropa mund te bien femijet edhe te moshuarit. 2) ne foton e pare punetori nuk ka doreza per te punuar as edhe kasken mbrojtese. 3) ne foton e dyte, punetori pa kaske mbrojtese po punon ne nje zone te ngushte edhe me akses te veshtire. Sipas ligjit duhet te jete i shoqeruar nga nje person i dyte i cili e monitoron. 3) per cilesine e punimeve nuk po flas sepse jemi deshmitar qe edhte per faqe te zeze. Te gjitha rruget jane shqepur si mos me keq edhe tubat rrjedhin tere kohes uje.
Përgjigju












Komente
Komento