SARANDË- Ermir Shabanaj, 37-vjeç, i shpallur në kërkim pasi plagosi me thikë 37-vjeçarin Besmir Uka, është arrestuar nga policia. Në pranga të policisë ka rënë edhe E.M, 42-vjeç, banues në Selencisë i cili dyshohet se ka ndihmuar Ermir Shabanajn që të fshihej pas ngjarjes dhe se dyshohet se po përgatistet kushtet për ta larguar nga qyteti i Sarandës.
Përplasja mes Ermir Shabanajt dhe Besmir Ukës, ndodhi mbrëmjen e datës 21 tetor në një lokal në lagjen nr.3 në Sarandë, ku pas një sherri për motive të dobëta, mbeti i plagosur me thikë Besmir Uka, i cili ndodhet në spital. Sipas bruimeve sherri ka ndodhur pasi dy autorët janë përplasur ndërmejt tyre për shkak të ngritjes së zërit në një tavolinë në lokal e që më pas ka çuar një konflikt fizik ndërmjet palëve.
Kush është Besmir Uka dhe Ermir Shabanaj?
I plagosuri Besmir Uka dhe autori rezultojnë të dy me precedent të mëparshëm penal. Uka është dënuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në Sarandë. Pas një sherri në kazino, Uka për vetëmbrojtje ka qëlluar për vdekje Edmond Mullain. Uka e ka kryer dënimin për këtë vrasje. Sakaq, gjatë kohës që ndodhej në burg, Uka është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në “Facebook” se do ta vriste. Uka ndërkohë ka precedentë penalë edhe për “dhune në familje”, “drejtim mjeti pa patentë”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.
Sa i përket autorit, Ermir Shabanaj më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.