Ulen aksidentet në gusht, dy viktima më pak se në 2020! Muajin e kaluar kanë qarkulluar 2.5 herë më shumë mjete se në vitin 2020

Muaji gusht 2021 ka rezultuar me një numër më të ulët të aksidenteve nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë regjistruar në total 24 viktima, ndërsa 26 në gushtin e vitit 2020. Ndërkohë, sipas raporteve zyrtare të policisë, lëvizje e qytetarëve ka qenë shumë më e madhe gjatë gushtit të këtij viti, se sa në gushtin e vitit 2020.

Ndonëse sipas të dhënave zyrtare, gjatë gushtit të këtij viti kanë qarkulluar 2.5 herë më shumë automjete se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bilanci i aksidenteve, këtë gusht ka qenë më i ulët.  Në total, gjatë këtij muaji janë regjistruar 28 aksidente më pak se në vitin 2020, dy viktima më pak, por një rritje të lehtë kanë pësuar shifrat e të plagosurve. Burime nga policia thonë se janë 141 të plagosur këtë gusht, ndërsa në të njëjtin muaj të 2020-ës ishin 130. Ndër 24 viktimat e regjistruara në gusht, 13 kanë qenë këmbësorë.

AKSIDENTET GUSHT 2021                             AKSIDENTET GUSHT 2020

Aksidente në total – 182                                              Aksidente në total – 210

Të vdekur – 24                                                             Të vdekur – 26

Të plagosur – 141                                                        Të plagosur – 130

Aksidenti që la jo pak gjurmë në memorien e shqiptarëve, ishte ai i Qafë Muzinës, ku pesë persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën. Përplasja e një automjeti tip “Range Rover” me fugonin e linjës Tiranë-Sarandë rezultoi fatale, duke i marrë jetën një çifti dhe tre personave të tjerë.

 Pavarësisht se është një ndër investimet më të fundit në kryeqytet për sa i përket infrastrukturës, bulevardi “Migjeni”, i cili lidh rrugën “Teodor Keko” me zonën e Yzberishtit, është kthyer në një problematikë. Automjete që lëvizin me shpejtësi të lartë dhe që përplasen, e kanë kthyer në një ndër zonat më të rrezikshme të kryeqytetit, çfarë ka marrë jo pak herë vëmendjen e policisë.

Kjo video është xhiruar në një prej mbrëmjeve të ditëve të fundit në bulevardin “Migjeni”.

Policia, nisur nga denoncimi në rrjete sociale ka ndaluar drejtuesin e një motoçiklete. Përveç tij, në fokus kanë qenë edhe drejtues të tjerë që lëvizin me shpejtësi, ndërsa në vetëm një ditë janë proceduar penalisht pesë drejtues mjetesh. Kjo nuk është e vetmja rrugë problematike brenda kryeqytetit. Shqetësim për Policinë Rrugore mbetet edhe rrugët “Xhanfize Keko” dhe “Jordan Misja”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës