TIRANË- Rastet me koronavirus në 24 orët e fundit kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 442 testimeve janë regjistruar 147 qytetarë të infektuar, nga 549 një ditë më parë.
Fatkeqësisht, dy persona nuk kanë mundur t'i mbijetojnë infektimit me COVID-19, një 59-vjeçar nga Vlora dhe një 93-vjeçar nga Tirana. Një ditë më parë u shënua vetëm një viktimë.
Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në: 61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.
Në të gjithë vendin janë 3.640 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID-3po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 147
Të shëruar në 24 orë 441
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 442
Testime totale 1,854,603
Raste pozitive 282,837
Raste të shëruara 275,693
Raste Aktive 3,640
Humbje jete 3,504
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,399
Fier 323
Durrës 192
Vlorë 178
Shkodër 107
Lezhë 101
Berat 92
Gjirokastër 91
Elbasan 83
Korçë 42
Dibër 24
Kukës 8
I BEJNE VETE NUMRAT SI TE DUAN, TANI KA TURIZEM, DUHEN SHIFRA TE ULETA KUR TE MBAROJE TURIZMI IU DUHEN PARA NGA EUROPA E RRITEN SHIFRAT
Përgjigju