6 raste të reja janë regjistruar me COVID 19 në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësië njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 3 në Tiranë, 3 në Pogradec.
Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,935 që nga fillimi i epidemisë.
- Statistika (16 Maj 2022)
- Raste të reja ditore 6
- Të shëruar në 24 orë 78
- Të shtruar në spitale 7
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 453
- Testime totale 1,818,324
- Raste pozitive 275,621
- Raste të shëruara 271,935
- Raste Aktive 189
- Humbje jete 3,497
- Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 114
- Fier 16
- Shkodër 13
- Elbasan 8
- Berat 8
- Lezhë 7
- Korçë 6
- Vlorë 5
- Gjirokastër 5
- Kukës 3
- Durrës 2
- Dibër 2