
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 8 viktima nga koronavirusi, (dje ishin 6) për një total prej 35 491 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 978 raste të reja pozitiv,( dje ishin 996) për një total prej 270 192 të prekurish nga Covid.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 242 raste të reja pozitiv.
Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve është 16.867 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në mbi 100 mijë.
Lajmi kryesor:
Covid/ Italia regjistron 978 raste të reja dhe 8 viktima! SHBA, vendi më i goditur nga pandemia.. Rusia tejkalon pragun e 1 milion të prekurve










