Orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, më të dukshme parashikohen të jenë në zonat Veriore-Veriperëndimore dhe Lindore.
Temperaturat a ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë celcius deri në 19 gradë celcius.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Komento