Buxheti për sportin nga qeveria shqiptare për 2027 pritet të jetë në ulje në krahasim me 2026. Në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet zëvendës ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Endrit Hoxha, në diskutimin për pjesën e ‘buxhetit 2027’, tha se parashikohet një mbështetje totale prej 749 milionë lekësh për sportin.
Ky buxhet është 85.6 milionë lekë më pak se buxheti i miratuar për vitin 2026 ku janë akorduar 834.6 milionë lekë për sportin. Megjithatë kjo shifër mund të ndryshojë përgjatë vitit, duke qenë se edhe në të kaluarën janë miratuar fonde shtesë për kompeticione të ndryshme sportive.
“Buxheti për zhvillimin e sportit parashikon një buxhet total prej 749 milionë lekësh. 714 milion lekë janë shpenzime korente dhe 35 milionë lekë janë shpenzime kapitale. Në shpenzime kapitale me financim të huaja janë 4 milionë lekë për projektin SHIES në bashkpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe 16 milionë lekë për projektin BeActive RASMUS plus në Balkan Ëest. Shpenezimet kapitale 15 milionë lekë parashikon financimin dhe studimin e projekteve te infrasktrukes sportive me qëllim përgatitjen e projekteve për ndërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive. Ky financim synon krijimin e bazës tenike dhe projektuese për realizimin e investimeve të ardhshme në infastrukturën sportive,”-u shpreh zëvendës ministri për sportin Endrit Hoxha.
Në diskutimet e para për buxhetin e sportit në 2027 opozita u largua nga komisoni, me Luan Boçin i cili u shpreh:
“Pse mungon Blendi Gonxhe? Keto mbledhje jane formalitet dhe me asnjë lloj diskutimi. Një formalitet që do vazhdojë deri në fund, sipas propozimeve që vijnë nga ministritë dhe kryesitë. Po shkojmë me studentët që ju të vazhdoni me formalitet dhe prorpozimet e ministrive.”
Diskutimet për këtë projektligj do të zhvillohen edhe në një moment të dytë para se të miratohet, më qëllim përfundimtar që më pas t’i kalojë kuvendit për miratim.








Komente
Komento