Numri i shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në shtetin belg është ulur. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, priti sot në një takim Sekretaren e Shtetit Belg për Azilin dhe Imigracionin e Paligjshëm, Maggie De Block
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Burgaj shprehu se Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencinë e zbatimit të ligjit në Belgjikë, ka vënë përpara drejtësisë disa kryetarë komunash dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të cilët kanë mashtruar shtetasit shqiptarë me dokumente dhe vërtetime fiktive për përfitimin e azilit në Belgjikë.
Sipas Burgaj bashkëpunim ka çuar në uljen e numrit të kërkesave nga ana e shtetasve shqiptarë për azil.
Sekretarja e Shtetit Belg për Azilin dhe Imigracionin e Paligjshëm, Maggie De Block shprehu se, qëllimi i vizitës në Shqipëri është për të inkurajuar në vazhdimin e masave që policia e shtetit ka marrë keni marrë deri më tani. Ajo ka theksuar se falë punës së policisë së shtetit numri i kërkesave për azil në belgjikë është frenuar dukshëm.
(fj.di/shqiptarja.com)
Janë bërë kthime të shumta të shqiptarëve të cilët kanë tentuar të përfitojnë statusin e azilantit në mënyrë të parregullt dhe ajo që ne synojmë të arrijmë është pikërisht evitimi i këtyre kërkesave në mënyrë që ne të mos jemi të detyruar për t’i kthyer këta shtetas mbrapsht, u shpreh De Block.
/Shqiptarja.com